Sport

Europa League luan raundin e dytë të ndeshjeve në grupe

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 03 October 2019

Europa League rikthehet në ekranin e Supersport me raundin e 2-të të ndeshjeve në grupe. 6 sfida do të keni mundësi t’i ndiqni live në ekranin tonë në dy fasha oraresh të ndryshme ndërkohë që nuk do të mungojnë as golat direkt në të dy oraret për të përjetuar emocionet e 24 sfidave që luhen sot.

Në orën 18:55, Manchester United pas sfidës së fituar me vështirësi ndaj Astanas luan në transfertë ndaj AZ Alkmar, një ndeshje e një vështirësie më të lartë kjo për Djajtë e Kuq që gjithsesi do të tentojnë fitoren pavarsisht mungesave për të hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit.

Në të njëjtën orë nje tjetër pretendente për suksesin final, Roma luan në transfertë ndaj austriakëve të Wolfsberger që në ndeshjen e parë surprizuan Borussia Moenchengladbach duke fituar 0-4 brenda në Gjermani. Takimi më i rivalizuar i orës 18:55 pritet të jetë ai mes Feyenoord dhe Portos.

-Advertisement-

Holandezët humbën ndeshjen e tyre të parë në grupin H ndaj skocezëve të Rangers ndërkohë që luzitanët fituan 2-1 në shtëpi ndaj Young Boys.

Në mbrëmje në orën 21:00 vëmendjen më të madhe e tërheq takimi Lazio-Rennes sidomos pas humbjes që pësoi skuadra kryeqytetase në ndeshjen e parë ndaj rumunëve të Cluj. Takime të lehta në letër për Arsenalin që pret në Emirates belgët e Standart Liezh por edhe për Sevillan që luan ndaj Apoel Nicosias.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera