Lajme

Eurodeputetja suedeze pret flokët, solidarizohet me gratë e Iranit

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 05 October 2022

Eurodeputetja suedeze me origjinë nga Iraku, Abir Al-Sahlani, doli në foltore për të folur për shtypjen e të drejtave të grave në Iran, ku për të treguar solidaritetin e saj me grate atje, ajo preu flokët e saj.

Këtë ajo e bëri gjatë një debati në Parlamentin Evropian, për të treguar solidaritet me demonstratat antiqeveritare në Iran. “Derisa gratë e Iranit të jenë të lira, ne do të qëndrojmë me ju”, tha ajo para se të nxirrte gërshërët dhe të priste flokët e saj, transmeton Klankosova.tv.

Protestat në Iran, shpërthyen pasi një grua e re me emrin Mahsa Amini, vdiq pasi u arrestua dhe dyshohet se u rrah nga Policia e Moralit të Iranit, për mënyrën se si e mbante hixhabin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera