Lajme

Eurodeputeti katalunas me fjalim të fuqishëm: Pavarësia e Kosovës e pakthyeshme, ligjore dhe demokratike

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 06 July 2022

Eurodeputeti katalunas, Jordi Sole, ka mbajtur fjalim të fuqishëm për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Sole ka përsëritur se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, teksa ka kritikuar shtetin e Spanjës për mospranimin e këtij realiteti, shkruan Reporteri.net.

“Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, ligjore dhe demokratike.

-Advertisement-

Mosnjohja nga Spanja është një reflektim i frikës për të krijuar precedentë në lidhje me mënyrat për t’u bërë shtet.

Pengimi i perspektivës Europiane të Kosovës është egoiste dhe na dobëson neve si Bashkim Evropian”, ka thënë ndër të tjera ai.

Në seancën plenare të Parlamentit Evropian  sot do të votohen raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, që ishin miratuar para një muaji në Komisionin e Politikës së Jashtme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera