Lajme

Eurodeputeti austriak preket pasi Brukseli i referohet Kurtit “lider i opozitës”

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 18 August 2022

Një njoftim zyrtar i Brukselit që njoftonte për transmetimin e takimeve në mes të Kurtit me Borell dhe Lajcak dhe për takimin trepalësh edhe me Vuçiqin, i është referuar kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit, si lider i opozitës, raporton Express.

Një huqje e tillë e Brukselit ka nxitur reagime të shumta. Gazetares austriake Franziska Tschinderle i është dukur e pabesueshme që Kurtit i janë referuar si “lider i opozitës” në vend të kryeministër.

Habisë së gazetares i është bashkuar edhe eurodeputeti austriak që përkrah fuqishëm Kosovën, Lukas Mandl.

-Advertisement-

“Ndoshta mund të kërkoj një sqarim për çështjen që gazetarja ka ngritur”, ka shkruar Mandl. duke ia adresuar pyetjen Von Der Leyen-it, Birellit, Varhelyit dhe Lajcakut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera