EULEX-i reagon ndaj Listës Serbe pasi tha se BE-ja duhet të nis analiza mbi punën e misionit
Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 06 March 2024
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) ka reaguar ndaj Listës Serbe, e cila të hënën ka thënë se institucionet evropiane duhet të nisin analizat e punës së EULEX-it në terren.
Në reagimin e tij, EULEX-i ia ka bërë të qartë kësaj partie serbe se ka pasur mandat ekzekutiv vetëm nga dhjetori 2008 deri në qershor të 2018-ës për të hetuar, ndjekur dhe gjykuar penalisht krimet e luftës të kryera në Kosovë.
“Gjatë kësaj periudhe, EULEX-i kreu hetime dhe gjykime të shumta kundër individëve të të gjitha etnive të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës. Pas përfundimit të mandatit ekzekutiv në sistemin e drejtësisë penale në qershor 2018, misioni u angazhua në dorëzimin e dosjeve të lëndëve në posedim të tij tek autoritetet e Kosovës – duke përfshirë dosjet e lëndëve policore, prokuroriale dhe gjyqësore. Ky proces i dorëzimit përfundoi në dhjetor 2018”, thuhet në reagimin e EULEX-it.
Tutje bëhet e ditur se EULEX-i respekton plotësisht pavarësinë e autoriteteve gjyqësore dhe parimin e mosndërhyrjes gjatë kryerjes së aktiviteteve të veta monitoruese.
Pas arrestimit të serbit Zh.N., të hënën nën dyshimin se ka kryer krime lufte në rajonin e Vushtrrisë, Lista Serbe ka thënë se “është e turpshme se si në prani të EULEX-it po akuzohen kaq shumë serbë për krime lufte pa asnjë provë materiale”.
Të tjera
-
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë i letrave me vlerë
Ministria e Financave ka njoftuar se më 03 dhjetor do të mbahet ankandi i pes...
-
BE-ja do të godasë firmat kineze me sanksione për mbështetjen e Rusisë në Ukrainë
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i godasë kompanitë dhe i...
-
Trump “kërcënon” me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kinën
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se n...
-
AAK-ja mban konferencë për media
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [AAK] do të mbajë konferencë për media sot. ...
-
Deputeti i GUXO: Gërvalla dhe Peci nganjëherë mund të mos ia qëllojnë, ka mos koordinim në parti
Deputeti i Listës “Guxo”, Ekrem Mustafa, pranon se ka moskoordinim brenda sub...
-
Miftarja: Sulmi dhe cenimi i dinjitetit të Fahrie Hotit është fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie
Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftarja, ka thënë se sulmi dhe ceni...
-
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te QKUK-së
Sot do të protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te Qendrës Klinike Universi...
-
Artan Hoxha reagon pasi u intervistua nga SPAK-u: Nuk kam kryer asnjë krim
Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krim...
-
Komisioni për Ekonomi shqyrton sot vendimin e presidentes Osmani
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot pritet të shqyrt...
-
Kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka reaguar p...
-
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump
Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit ...
-
Zemërthyese: Gjyshja shkrepi foton e mbesës pesë minuta para se vogëlushja të vdiste
Një grua ka ndarë fotografinë e fundit të vajzës së saj e cila ishte shkrepur...