Lajme

Estonia i shkakton humbje të thellë Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 19:18 | 09 August 2017

Kosova ka pësuar humbjen e parë në para-kualifikueset e botërorit Kina 2019.

Basketbollistët tanë humbën kundër estonezëve me rezultat 76:50 në kuadër të Grupit C.

Fillim i ndeshjes i takoi kosovarëve dhe u duk se vendasit nuk do ta kenë të lehtë, por në fund të pjesës së parë epërsia e estonezëve ishte dyshifrore.

-Advertisement-

Çereku i parë i takoi vendasve me dy pikë epërsi 17:15, megjithëse kosovarët kishin avantazh prej tetë pikëve (10:2).

Por, dhjetë minutshi i dytë i takoi plotësisht estonezëve, të cilët ngritën epërsinë në shifrat dyshifrore, 40:29.

Pjesa e dytë ishte pothuajse sa për statistika pasi që estonezët, në saje të një loje të bukur dhe pakujdesisë sonë, treguan se do të fitonin edhe takimin e dytë.

Estonia në dhjetë minutshin e tretë dëshmuan vlerat dhe arsyen pse janë favoritë të grupit, duke përmbyllur këtë periudhë me rezultat 60:41.

Në çerekun e katërt, te dyja skuadrat nuk shënuan shumë pikë, por Estonia shënoi fitoren e dytë në grup në saje të rezultatit 76:50.

Kujtojmë se pas kësaj humbje, Estonia ka dy fitore, Kosova një fitore dhe po aq humbje ndërsa Maqedonia ka pësuar dy herë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera