Sport

“Është si Vinicius, kushton tri herë më shumë”, refuzohet oferta e Juves për talentin brazilian

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 21 September 2022

Te Juventusi nuk po funksionin asgjë në këtë fillim sezoni. Max Allegri nuk ka të gatshëm disa emra të rëndësishëm, por ekipi bardhezi ka probleme në çdo repart.

Loja mungon, rezultatet pozitive gjithashtu, teksa në klub nuk ka unanimitet sa i përket vazhdimësisë me Allegrin.

Tifozët dhe Pavel Nedved janë lodhur me trajnerin livornez dhe kërkojnë shkarkimin e tij, por ndryshe mendon presidenca dhe drejtuesit e tjerë të rekordmenëve të futbollit italian. Ndërkohë që po punohet edhe në lidhje me merkaton dhe investimet për të ardhmen.

Mundo Deportivo raporton se klubi italian po ndjek me interes të madh ecurinë e Vitor Roque. 17-vjeçari luan në qendër të sulmit (aktivizohet edhe në krahët e ofensivës) dhe është nën kontratë me Athletico Pararense, që në 29 tetor do të përballet me Flamegon në finalen e Kupës Libertadores, në një derbi të zjarrtë brazilian.

Të tjera