Sport

Është pikë kyçe te Dormundi, kërkon ta “rrëmbejë” Liverpooli

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 17 March 2023

Liverpooli i ka hedhur sytë nga Bundesliga për të marrë shërbimet e fantazistit të Borussias së Dortmundit, Julian Brandt.

Autori i 8 golave e 4 asiste në 23 ndeshje në kampionatin gjerman këtë sezon kërkohet nga disa klube.

Edhe vetë verdhezinjtë po tentojnë ta bindin të rinovojë, pasi kontrata i përfundon më 30 qershor 2024.

Brandt kishte tërhequr më parë edhe interesimin e Arsenalit, që mund të futet sërish në garë në merkaton e verës.

Raportohet se me kujdes 26-vjeçarin gjerman po e vëzhgojnë edhe Manchester City e Newscastle. Kjo bën që edhe Dortmundi të mos e shesë lirë Brandt.

Etiketa:
Rëndësia e Gjuhës Angleze në aspektin profesional

Të tjera