Lajme

A është kjo data kur pritet të mbahet seanca konstituive?

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 15 July 2017

U raportua shumë se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet javën e ardhshme, por Tribuna Channel pretendon se e din datën e saktë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka disa ditë që po takohet me kandidatin për kryeministër nga radhët e koalicionit PAN, Ramush Haradinajn, dhe u raportuar se seanca konstituive do të thirret javën që vjen.

Por, ajo do shtyhet edhe për një javë më shumë.

-Advertisement-

Do mbahet më 27 korrik. Sipas burimeve të Tribuna Channel kjo ngase shumë deputetë janë në pushime.

Derisa PAN thotë se i ka numrat, LAA dhe Vetëvendosje thonë se kjo nuk është e vërtetë.

Ndryshe ka kaluar më shumë se një muaj që kur janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, ndërsa Presidenti i Kosovës ka kohë deri më 8 gusht që të ja jap mandatarin fituesit, kjo nga më 8 korrik është bërë certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera