“Është keq”, Biden shtyn në momentin e fundit takimin me Stoltenberg

Autori: Gazeta inFokus
14:37 | 13 June 2023
Arsyet shëndetësore u përmenden si shkaku që presidenti amerikan Joe Biden shtyu në minutë e fundit një takim të parashikuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg.
Lajmi u dha nga Shtëpia e Bardhë e cila sqaron se presidenti Biden anuloi dhe disa takime të tjera për shkak se iu desh t’i nënshtrohej me urgjencë një procedure të dytë dentare.
Mjeku i tij, Kevin C. O’Connor, pohoi përmes një deklarate se Bideni 80 vjecar-personi më i vjetër që ka shërbyer si president i SHBA-së – kishte “shqetësime” nga një dhëmb në anën e djathtë të nofullës së poshtme, e situata kërkonte ndërhyrje. Edhe pse në deklaratën e mjekut nuk u përmend asnjë rrezik për shëndetin e Bidenit, operacioni duket se ka qenë i paplanifikuar.
Shtëpia e Bardhë sidoqoftë njoftoi se amendamenti 25 i Kushtetutës amerikane nuk do të përdoret. Ky amendament, i miratuar më 1967, ka të bëjë me zëvendësimin e presidentit kur ai është i paaftë të kryejë detyrën.Jens Stoltenberg ka drejtuar aleancën ushtarake që nga viti 2014, periudhë gjatë së cilës mandati i tij është zgjatur tre herë.
Në fillim të këtij viti, ai bëri të ditur se në fund të shtatorit do të largohet. Përpjekjet për zëvendësimin e tij janë intensifikuar këto kohë përpara se liderët e aleancës ushtarake prej 31 anëtarësh, të mblidhen muajin e ardhshëm për takimin vjetor të nivelit të lartë, që zhvillohet në Vilnius të Lituanisë.

Të tjera
-
BE-ja kritikon pjesëmarrjen e Vuçiqit në Moskë
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka shprehur shqetësimin e s...
-
“Do shkojë në SHBA”, Rama ironizon lajmet për Berishën: Tallje e bufit me kënetën
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi pas lajmeve ku thuhej se ish-kryemi...
-
Mbrojtësi i viktimave kërkon të pranohen dy ekspertiza në prova materiale në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Mbrojtësi i viktimave në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit...
-
Gërvalla në Varshavë: Kosova, demokracia më e qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor
Kryediplomatja në dorëheqje e Kosovës, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në tak...
-
BE-ja shënjestron eksportet amerikane, avionët dhe makinat në listën e re të tarifave të mundshme
BE-ja është duke shqyrtuar vendosjen e tarifave mbi eksportet e avionëve ...
-
Pse s’ka zhurmë të punimeve në sheshin e Prishtinës, por sherr mes institucioneve?
Në letër duket e thjeshtë: Një komunë e planifikon një projekt, i merr të gji...
-
Haziri: Një qeveri tranzicioni do t’i jepte oksigjen politik Kosovës – jem peng i veprimeve të Kurtit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur rreth ngërçit politik duke thënë ...
-
E 13-ta, Kuvendi me njoftim zyrtar për seancën e nesërme
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht për seancën e nesërme, të 13-ën...
-
Prokuroria në Ferizaj kërkon paraburgim për të dyshuarin për shitblerje të nark*tikëve
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së pa...
-
“Për mua nuk do të thonë që vd*q i pasur”, Gates godet Musk: Po ‘vr*t’ fëmijët më të varfër të botës
Pas zotimit se do të dhurojë gati gjithë pasurinë e tij për bamirësi, Bill Ga...
-
Nasim Haradinaj thotë se Gjykata e Strasburgut ia ka pranuar ankesën kundër Gjykatës së Hagës, lajmërohet nga atje
Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka treguar se gjendet në Stras...
-
Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Italisë, Maurizio Antonini
Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori...