Lajme

Ukraina ratifikon marrëveshjen për mineralet me ShBA-në, shpreson për ndihmë ushtarake

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 08 May 2025

Kuvendi i Ukrainës ka votuar pro ratifikimit të marrëveshjes me ShBA-në për mineralet e rallë. Një pakt  ky me anë të së cilit vendi shpreson të sigurojë asistencë ushtarake nga Uashingtoni në luftën kundër forcave ruse.

Sipas Reuters, përkundër që ka pasur shqetësime te disa prej deputetëve ukrainas, për atë nëse qeveria ka dhënë të gjitha detajet rreth marrëveshjes, 338 deputetë kanë votuar pro dhe asnjë kundër.

“Kuvendi i Ukrainës e ka ratifikuar Marrëveshjen historike për Bashkëpunim Ekonomik mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara” – shkroi në rrjetin X zëvendëskryeministrja e parë, Yulia Svyrydenko.

-Advertisement-

Është bërë e ditur se dy shtojca të tjera që do të publikohen në një datë të mëvonshme, do të përcaktojnë detajet në lidhje me marrëveshjen.

Kujtojmë se pas disa mujash bisedime mes Ukrainës dhe ShBA-së që rezultuan edhe me një takim jo shumë të këndshëm me presidentëve Zelensky dhe Trump, kjo marrëveshje i sjell Kievit disa fitore. Në bazë të saj, vendi nuk do të ketë nevojë që të rikthejë ndihmat për të cilat më herët Trump ka thënë se Ukraina ia ka borxh ShBA-së, di dhe Uashingtoni ia njeh Ukrainës synimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A e dini ku janë ZBRITJET ma t’mdhaja për festën e Bajramit?
-Advertisement-

Të tjera