Lajme

“Është ferr”: Ukrainasit përshkruajnë ikjen nga Mariupoli i rrethuar

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 31 March 2022

Civilët ukrainas, të cilët kanë ikur nga qyteti-port i rrethuar i Mariupolit, kanë përshkruar skena “ferri” dhe kanë treguar se ata që ende ndodhen atje janë në prag të vdekjes nga uria.

Forcat ruse e kanë rrethuar qytetin dhe po e sulmojnë atë me artileri dhe me raketa.

Disa civilë janë lejuar të largohen gjatë pezullimit të bombardimeve.

-Advertisement-

Duke folur për projektin e Radios Evropa e Lirë, Current Time, në qytetin perëndimor të Lvivit, më 24 mars, ata që kanë ikur nga Mariupoli kanë thënë se kushtet ishin “të tmerrshme”, dhe se ushqimet dhe uji pothuajse kanë mbaruar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera