Lajme

Escobari do të pritet edhe nga Kurti

Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 16 March 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti do të takojë nesër të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Zyra e Kryeministrit bën të ditur se ky takim pritet të zhvillohet me fillim nga ora 11:00.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Ndryshe, Escobar nesër pritet që të takohet edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, takim ky që do të nis në ora 09:00 dhe nga ora 10:20 do të takojë edhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera