Escobar: Vendimi për pranimin e Kosovës në KiE s’është fitore, por një obligim
Autori: Gazeta inFokus
10:16 | 04 May 2023
Zëvendëndihmës Sekretari i ShBA-së, Gabriel Escobar, ka thënë se vendimi për ta pranuar Kosovën në Këshillin e Evropës nuk është një fitore.
“Këshilli i Evropës ka për obligim që të sigurojë aplikim sipas standardeve demokratike dhe lirisë”.
Sipas tij, statusi i pakicës serbe në Kosovë do të jetë hapi tjetër i këshillit.
“Duhet të shohim progres lidhur me shqetësimet e komunitetit serb në veri të Kosovës dhe mungesën e zbatimit të disa dispozitave kushtetuese, përfshirë mbrojtjen e Manastirit të Deçanit”, citohet të ketë thënë Escobar, raporton Danas.
Ai më tej ka thënë se edhe Prishtina edhe Beogradi janë të interesuara në arritjen e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve.
“Ato nuk do të ishin në Ohër dhe nuk do të pranonin marrëveshje ligjërisht obligative nëse nuk do të ishin seriozë. Edhe Bashkimi Evropian edhe ShBA-ja janë barazi seriozë për këtë çështje”.
Escobar ka folur edhe për propozimet lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Për herën e parë ne kemi dëgjuar direkt nga Qeveria e Kosovës për vizionin lidhur me asociacionin, derisa Serbia ka një version tjetër. Përgjigja për të dyja palët është që të flasin në dy javët në vijim”, ka theksuar ai.

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...































