Escobar: Nuk ka votim të detyrueshëm, respektojmë strukturën kushtetuese të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 23:23 | 05 June 2023
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, pas takimit me Kurtin, foli edhe për zgjedhjet, duke thënë se respektojnë autoritetin e Qeverisë së Kosovës.
Ai gjithashtu tha se nuk ka votim të detyrueshëm dhe se respektojnë strukturën kushtetuese të Kosovës, përcjell Klankosova.tv.
“Sa i përketë zgjedhjeve, ne e respektojmë autoritetin e Qeverisë së Kosovës, respektojmë strukturën kushtetuese të Kosovës dhe nuk ka votim të detyrueshëm në këtë shtet. Por, një gjë është e qartë, pra që duhet të respektohet sundimi i ligjit dhe harmonia mes grupeve etnike, prandaj ne po mendojmë që të gjejmë një rrugë përpara”, u shpreh tutje ai.
Escobar foli edhe për ushtrimin “Defender”, duke thënë vetëm se duan që Kosova të arrijë çdo aspiratë të saj.
“Sa i përketë operacionit Defender mund t’iu them kështu, unë jam një mbështetës i madh i Kosovës, duam më të mirë për Kosovën, dua që Kosova të arrijë çdo aspiratë të vetën, jemi mbështetës të sigurisë, të pavarësisë, të sovranitetit, të integritetit territorial të Kosovës, krejt çka duam është unitet”, u shpreh tutje ai.
Të tjera
-
Sụlm fizik në Pejë, i dyshuari arrestohet pas tentativës për t’u arratisur
Të martën rreth orës 21:10 një person në Pejë ka njoftuar policinë se pas një...
-
Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza
Ambasadorja e Izraelit në Kosovës, Tamar Ziv ka thënë se është ratifikuar mar...
-
eKosova lëshon dy shërbime të reja, ka të bëjë me llogaritë bankare
eKosova nga sot do të ketë edhe dy sherbime të reja online. Në bashkëpunim me...
-
Në Veri arrijnë 117 policë të rinj, prej tyre 79 serbë
Në rajonin Veri arritën 117 policë të rinj. Bëhet fjalë për gjeneratën e re t...
-
Kolgeci: Edhe banorët e fshatit Grejçevc, janë të gatshëm dhe të angazhuar për ndryshimet që po vijnë me datën 9 shkurt
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me numrin 91, Selman ...
-
Musliu: Gjilani fantastik në çdo dimension! Faleminderit nga zemra
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, me numrin 12, Ganim...
-
Dy të arrestuar për drọgë, thịkë e bọks hẹkuri në Drenas
Dy persona janë arrestuar në Drenas për shkak se gjatë kontrollit u janë gjet...
-
Një polic goditet qëllimisht me veturë nga një burrë në Prishtinë
Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti fillimisht nuk e kish...
-
Osmani reagon pas sulmit me 11 të vdekur në një shkollë të Suedisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të tmerrshëm në nj...
-
Osmani sot në Departament të Shtetit, Presidenca s’paralajmëroi asgjë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të takohet sot me një zyrtar të l...
-
AAK-Nisma mban tubim në Prizren e Suharekë
Koalicioni AAK-Nisma sot do të mbajë tubime me qytetarë në Prizren e Suharekë...
-
Bedri Hamza ditën e nis në Drenas, më pas tubim ma qytetarë në Fushë Kosovë e Prishtinë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza sot ...