Escobar: Nënshkrimi ose jo i marrëveshjeve nuk ndikon në detyrimin për zbatimin e tyre
Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 04 November 2023
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar i ka thënë Zërit të Amerikës se marrëveshjet që kanë arritur Kosova dhe Serbia, janë detyrim ligjor për të dyja palët dhe se nënshkrimi ose jo i tyre, nuk ndikon në obligimin që kanë ato për zbatim.
Në takimin e fundit me udhëheqësit evropianë në Bruksel, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se është i gatshëm të pranojë dhe të nënshkruajë draft-statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë asgjë që nënkupton njohjen de-facto të Kosovës.
I pyetur se si do të vazhdohet më tej, pas këtyre qëndrimeve, Escobar ka thënë se këto dy deklarata nuk pasqyrojnë realitetin, pasi ato marrëveshje janë të ligjërisht të detyrueshme, gjë që dy liderët, sipas tij, e kanë pranuar këtë fakt.
Escobar ka thënë mes tjerash se dy udhëheqësit e kanë marrë këtë angazhim përpara Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara dhe se palët kanë detyrime specifike për të ndërmarrë në rrugën drejt normalizimit; Kosova në formimin e Asociacionit dhe Serbia njohje e dokumenteve doganore të Kosovës, targave, letërnjoftimeve e të tjera.
Zyrtari amerikan ka thënë se Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht dialogun dhe se ajo që ka mbetur lidhet vetëm me kohën dhe mënyrën se si do t’i zbatojnë të dyja palët detyrimet.
Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.
Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se marrëveshja nuk ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën, prandaj Prishtina zyrtare nuk pranon ta zbatojë atë marrëveshje.
Nga ana tjetër, Beogradi ka ngulur këmbë që Asociacioni të formohet ashtu siç u arrit pajtim në Bruksel, e jo që disa pika të harmonizohen me Kushtetutën e Kosovës, siç ka propozuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011.
Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.
Të tjera
-
Zviceranët ende përdorin në masë të madhe paratë “cash”
Dihet mirë se shumica e njerëzve në Zvicër ende mbështeten në para në dorë, n...
-
Arrestohen dy të dyshuar për grabitje në Gjilan
Janë arrestuar dy persona të dyshuar për grabitje dje në Gjilan Sipas poli...
-
Zgjedhja e kryetarit Besnik Berisha: Prokuroria Themelore konfirmon se po e shqyrton rastin për vepër penale
Prokuroria Themelore e Prishtinës e ka konfirmuar se po e shqyrton nëse ka el...
-
Mergim Lushtaku: Edhe Shtimja i bashkëngjitet fuqishëm misionit “MaMirë”, me Bedri Hamzën kryeministër
Kandidati për deputet nga PDK-ja me numër 100, Mergim Lushtaku, ka vizituar s...
-
Musliu falënderon gratë e Skenderajt: Përkrahja e tyre është forca ime e vërtetë, do të jem zëri i tyre dhe i çdo gruaje sepse të jesh grua shqiptare është krenari, heroizëm, sakrificë dhe nder
Ganimete Musliu, kandidatja për deputete me numër 12 nga Partia Demokratik e ...
-
Donald Trump dhe Kosova
Nga sot merr detyrën presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump...
-
Votat e diasporës në rrezik, KQZ ia jep kontratën me çmim dyfish më të lartë kompanisë që i humbi për një kohë të gjatë pasaportat
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që ta shpërblejë me tender kompani...
-
Osmani takohet me ambasadorin turk: Turqia mbetet partnere strategjike dhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim...
-
Këto janë ndryshimet që Trump planifikon t’i kryejë që në ditën e parë në detyrë
Donald Trump ka premtuar se do të bëjë ndryshime të mëdha në ditën e tij të p...
-
Bedri Hamza viziton veteranët e UÇK-së: E uron Gucatin për rizgjedhjen kryetar dhe i premton mbështetje veteranëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot Organizatën...
-
Drejtori i Policisë në Pejë pret në takim lamtumirës, komandant Roccon
Drejtori Rajonal i Policisë në Pejё, Shaban Shala ka pritur sot në takim lamt...
-
Demhasaj tregon për planin e AAK-së për rininë: Arsim i përballueshëm, paga të drejta, qira dhe strehim
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Arton Demhasaj, ka...