Escobar: Largimi i KFOR-it nga Kosova nuk është në tavolinë

Autori: Gazeta inFokus
11:32 | 08 July 2023
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se plani evropian për Kosovën është i mirë dhe se “nuk i përshtatet asnjërës palë” dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do “të humbas mundësinë” nëse ai nuk pranon ta zbatojë atë.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se masat ndëshkuese për Kosovën për shkak të mospërfilljes së kërkesave të aleatëve perëndimorë, nuk përfshijnë largimin e forcave paqeruatjëse të KFOR-it.
Escobar e tha këtë të premten në një bisedë me gazetarët kroatë në Zagreb para se të nisej për në Forumin e Dubrovnikut , raporton agjencia Hina të shtunën, transmeton Beta.
Këto deklarata Escobar i bëri në kohën kur veriu i Kosovës po përballet me trazira.
Trazirat shpërthyen pasi kryetarët e zgjedhur shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe me asistencën e policisë, morën detyrën pas zgjedhjeve lokale që u bojkotuan nga shumica e serbëve.
I dërguari amerikan tha se ka “indikacione pozitive” se Beogradi mund t’i pranojë kërkesat e BE-së për dalje nga kriza, por se nuk mund të thotë të njëjtën gjë për kryeministrin e Kosovës Kurti.
Kërkesat e BE-së për Kosovën dhe Serbinë
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, më 22 qershor ka paraqitur kërkesat e bllokut evropian për Kosovën dhe Serbinë, lidhur me shtensionimin e situatës në veri:
- Kosovës i kërkohet që menjëherë të pezullojë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri dhe që katër kryetarët komunalë përkohësisht të ushtrojnë detyrat e tyre në objekte alternative
- Serbisë i kërkohet të sigurojë që protestuesit të tërhiqen nga ndërtesat komunale paralelisht me tërheqjen e Policisë së Kosovës
- Të dyja shteteve u kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme lokale, sa më shpejt që të jetë e mundur, në katër komunat në veri të Kosovës, me pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve të Kosovës në to
Në të kaluarën, Beogradi ka luajtur rol kyç në pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e organizuara në Kosovë
“Ne shpresojmë që (Kurti) në një moment të plotësojë kërkesën evropiane dhe amerikane”, tha Escobar.
I pyetur se çfarë pasojash mund të ketë kjo për Kosovën dhe nëse njëra prej tyre do të ishte tërheqja e misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Escobar tha se kjo mundësi “nuk është në tavolinë”.
“Partneriteti ynë me Kosovën është partneritet me popullin kosovar, jo me një parti apo një figurë politike”, tha i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor.
Ai theksoi se pasojë e mospranimit të planit evropian është një mundësi e humbur.
“Kjo nuk është një masë ndëshkuese, është një mundësi e humbur. Kjo po i ndodh Kosovës tani sepse nuk po koordinohet me partnerët e saj”, shtoi Escobar.
Serbia në vazhdimësi po kërkon formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, e cila parashihet në Marrëveshjen e Brukselit për Normalizimin e Marrëdhënieve nga viti 2013.
Kosova po përpiqet ta pengojë atë asociacion që të ketë kompetenca ekzekutive, duke theksuar se nuk dëshiron diçka si Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë në territorin e saj./REL

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët deri në pjesën e parë...
-
Cakolli kritikon VV-në për rrymën: Po të ishte vendim i gjykatës, s’do të mbetej zyrtar pa reaguar
Eugen Cakolli nga KDI, ka komentuar çështjen e shtrenjtimit të rrymës duke th...
-
Haradinaj: Kurti është agjent i Serbisë dhe Rusisë – VV s’mund të ngrihet mbi Kushtetutën
Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj duke folur për krijimin e Qeverisë tha se t...
-
Osmani mesazhe Brukselit: Pa SHBA-në dialogu është më i dobët, me të marrëveshjet janë më të realizueshme
Presidentja Osmani po merr pjesë në edicionin e katërt të Forumit Diplomatik ...
-
Alarmon eksperti i sigurisë kibernetike: Rusët nisën sul*min e dytë ndaj Kosovës, target ishin mediat
Halil Berisha, ekspert i sigurisë kibernetike, ka paralajmëruar për valën e d...
-
Dakaj reagon pas rritjes 16%: Çmimi i rrymës është “i lirë” – sepse Albini është bërë shumë i pasur
Gazetari i Infokus, Shkelzen Dakaj ka reaguar ashpër pas vendimit të fundit t...
-
KFOR – Njësia e Inteligjencës, Vëzhgimit dhe Zbulimit në Kosovë bëhet me komandant të ri
KFOR ka njoftuar se sot është zhvilluar ceremonia e ndërrimit të komandës...
-
Rama: Në vitin 2030 Shqipëria do të ketë një kryeministre grua
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur bindjen e tij se Shqipëria ë...
-
Avdullah Hoti: LDK-ja duhet të riorganizohet përmes një procesi zgjedhor
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, pas zgjedhjeve të 9...
-
MPB-ja konfirmon sul*met kibernetike ndaj institucioneve kryesore: Nuk ishin të suksesshme
Gjenden në dy anët e kundërta të globit, por Kosova nuk ka mbetur e paprekur ...
-
Kurti pret De Riun në takimin përshëndetës
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, u prit nga kryeministri i R...
-
KMDLNj: Rritja e çmimit të rrymës – veprim krim*inal, kërkohet protestë gjithë-popullore
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reagua...