Eroll Salihu zbulon një sekret të Vokrrit për futbollistët shqiptarë të Zvicrës
Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 11 June 2018
Eroll Salihu, sekretar i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka zbuluar një sekret të kryetarit të ndjerë të FFK-së, Fadil Vokrri, sa i përket mundësisë që futbollistët shqiptarë të Zvicrës të luanin për Kosovën.
Salihu ka thënë se Vokrri ka qenë shumë i kujdesshëm pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA dhe se nuk ka dashur asnjëherë të rrezikonte prishjen e raporteve me Zvicrën dhe FIFA-n e UEFA-n.
“Ka pasur ndërhyrje edhe në nivel presidentësh shtetesh. Kemi qenë të kujdesshëm që të mos hyjmë me ata në luftë ligjore sepse mund të shkonim edhe në CAS e t’i prishnim raportet me Zvicrën e FIFA-n e UEFA-n. Ishim para një akti të kryer e duhej të mendonim mirë”, ka thënë Salihu.
Salihu ka treguar po ashtu se ka pasur futbollistë që kanë “kërcënuar” FFK-në se nëse nuk ftohen do të luajnë për shtete tjera.
“Ai ishte diplomat. I thosha se mos i fto hiq lojtarët që s’po duan të luajnë për Kosovën, por më thoshte ‘lëri se janë djem të ri’, dhe i kuptonte mirë ata.
“Vokrri ka luftuar për secilin lojtar. Ka marrë biletën e ka shkuar për bisedë me familjen e Edon Zhegrovës. I janë dashur vetëm dhjetë sekonda që t’i bindte”, ka shtuar Salihu në Express të KTV-së.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...