Lajme

Erna Murturi: Vendosmëria e llapjanëve për ndryshim u konfirmua në Lupç

Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 05 June 2026

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Erna Murturi, ka falënderuar qytetarët e Podujevës për pritjen dhe mbështetjen e treguar gjatë një tubimi në Odën e familjes së madhe Murturi në Lupç, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, Murturi tha se takimi konfirmoi vendosmërinë e qytetarëve për të bërë ndryshimin e madh dhe për të mbështetur projektet e PDK-së në prag të zgjedhjeve.

“Sot, në Odën e familjes së madhe Murturi në Lupç të Bacës Adem, u konfirmua vendosmëria e llapjanëve për ta bërë ndryshimin e madh. Gjeneral Remi, na pri si gjithmonë drejt fitores! Stop krizës. Ndrysho Kosovën.”, ka deklaruar Murturi, duke theksuar rëndësinë e mobilizimit qytetar në zgjedhjet e 7 qershorit.

-Advertisement-

Ndryshe Erna Murturi kandidon për deputet me numrin 105 nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit./Gazeta Infokus/

Më poshtë mund të gjeni postimin e saj të plotë:

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy