Sport

Eriksen te Manchester United, arrihet marrëveshja për 3 vite kontratë

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 04 July 2022

Christian Eriksen ka pranuar verbalisht t’i bashkohet Manchester United, ose të paktën kështu raporton “The Athletic”.

Eriksen u ka komunikuar “Djajve të Kuq” se dëshiron të luajë për ta dhe është i përgatitur të pranojë propozimin për një marrëveshje 3-vjeçare.

Kontrata për danezin është duke u përgatitur dhe shumë shpejt pritet që 30-vjeçari të bëjë kalimin në “Old Trafford”.

-Advertisement-

Pas rikthimit në janar kur u bashkua me Brentford, pasi kishte qëndruar për disa muaj jashtë për shkak të infarktit që pësoi në zemër gjatë Euro 2020, Eriksen ka bërë shumë mirë dhe u rikthye në super formë.

Eriksen ka luajtur më pare me Tottenham Hotspur midis 2013 dhe 2020. Ai luajti 226 herë në Premier League dhe shënoi 51 gola për skuadrën e “Spurs”.

Etiketa:
Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy