Lajme

Erdogani e ruan pushtetin, tani përballet me sfida mbi ekonominë dhe rimëkëmbjen nga tërmeti

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 29 May 2023

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka një mandat për të qeverisur deri në vitin 2028, duke siguruar edhe pesë vite të tjera si udhëheqës i një vendi në udhëkryqin e Evropës dhe Azisë që luan një rol kyç në NATO.

Tani ai duhet të përballet me inflacionin në rritje që ka nxitur një krizë të kostos së jetesës dhe të rindërtojë  si pasojë e një tërmeti shkatërrues që vrau më shumë se 50,000 njerëz.

Erdogan siguroi më shumë se 52 për qind të votave në balotazhin presidencial të së dielës, dy javë pasi ai nuk arriti të shënonte një fitore të plotë në raundin e parë.

-Advertisement-

Erdogan falënderoi kombin që i besoi sërish presidencën në dy fjalimet që mbajti në Stamboll dhe Ankara.

“Fituesi i vetëm sot është Turqia,” tha Erdogan jashtë pallatit presidencial në Ankara, duke premtuar se do të punojë shumë për shekullin e dytë të Turqisë, të cilin ai e quajti “shekulli turk”, pasi vendi shënon njëqindvjetorin e tij këtë vit.

Ndërkaq kundërshtari i tij Kemal Kilicdaroglu tha se zgjedhjet ishin “më të padrejtat ndonjëherë”, me të gjitha burimet shtetërore të mobilizuara për Erdoganin.

Udhëheqësit në mbarë botën dërguan urimet e tyre, duke theksuar rolin e zgjeruar të Turqisë dhe Erdoganit në politikën globale. Mandati i tij i ardhshëm sigurisht që do të përfshijë manovra më delikate me anëtarët e tjerë të NATO-s mbi të ardhmen e aleancës dhe luftën në Ukrainë, shkruan AP, përcjell Klankosova.tv

Politikanët perëndimorë thanë se janë të gatshëm të vazhdojnë të punojnë me Erdoganin pavarësisht viteve të marrëdhënieve ndonjëherë të tensionuara

Erdogan e transformoi presidencën nga një rol kryesisht ceremonial në një zyrë të fuqishme përmes një referendumi të fituar ngushtë të 2017-ës që hoqi sistemin parlamentar të qeverisjes së Turqisë. Ai ishte presidenti i parë i zgjedhur drejtpërdrejt në vitin 2014 dhe fitoi zgjedhjet e vitit 2018 që sollën presidencën ekzekutive.

Erdogan po kryen tani mandatin e tij të dytë si president nën presidencën ekzekutive. Ai mund të kandidojë sërish për një mandat tjetër nëse parlamenti – ku partia e tij në pushtet dhe aleatët kanë shumicën – shpall zgjedhje të parakohshme.

Gjysma e parë e mandatit të Erdogan përfshinte reforma që lejuan vendin të fillonte bisedimet për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, si dhe rritjen ekonomike që nxori shumë nga varfëria.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera