Lajme

Erdogan viziton Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 18 August 2022

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka vizituar Ukrainën.

Ai është pritur në takim nga homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Vizita e Presidentit të Turqisë në Ukrainë është një mesazh i fuqishëm mbështetjeje nga një vend kaq i fuqishëm. Gjatë takimit në Lviv, diskutuam me Recep Tayyip Erdoğanin mundësinë e përmirësimit të iniciativës së grurit, situatën rreth termocentralit Zaporizhzhia dhe shantazhin bërthamor të pushtuesve, vjedhjen në shkallë të gjerë të grurit nga Rusia në territorin e pushtuar përkohësisht të Ukrainës. U trajtuan edhe çështje të bashkëpunimit për mbrojtje. Jam i sigurt se zgjerimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Turqisë do të forcojë të dyja palët” shkroi Zelensky në Facebookun zyrtar të tij.

-Advertisement-

Kjo është vizita e parë e Erdogan në Ukrainë, pasi Turqia ishte disa herë nikoqire e dialogut Rusi-Ukrainë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera