Erdogan thotë se është pajtuar me Putinin për zgjatjen e marrëveshjes për drithërat

Autori: Gazeta inFokus
17:23 | 14 July 2023
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se ka arritur pajtim me presidentin rus, Vlaidmir Putin, që të zgjatet marrëveshja për drithërat.
Kjo marrëveshje, që skadon më 17 korrik, mundëson eksportin e drithërave nga portet në Detin e Zi të Ukrainës.
Duke folur për gazetarët, Erdogan tha më 14 korrik se ka shpresë që marrëveshja të zgjatet.
Kjo marrëveshje është ndërmjetësuar vitin e kaluar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, disa muaj pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës.
Një ditë më herët, Komisioni Evropian tha se po ndihmon OKB-në dhe Turqinë që të zgjasin marrëveshjen dhe janë duke shqyrtuar “të gjitha mundësitë” në këtë drejtim.
Rusia vazhdimisht ka kërcënuar se nuk do ta vazhdojë marrëveshjen. Ajo ka paraqitur një sërë kërkesash, sikurse heqjen e kufizimeve ndaj eksporteve bujqësore ruse dhe lidhjen e Bankës Bujqësore ruse në sistemin e pagesave SWIFT. Më herët gjatë javës, në përpjekje për zgjatjen e marrëveshjes së drithërave, OKB i ofroi qasje Rusisë në sistemin SWIFT.
Marrëveshja për drithërat ka mundësuar lehtësimin e krizës globale ushqimore, që u përkeqësua pas bllokimit të porteve ukrainase për shkak të luftës.
Ukraina dhe Rusia janë ndër eksportueset më të mëdha të drithërave në botë.

Të tjera
-
Haradinaj reagon pas vendimit: U krijua baza ligjore për të dalur nga ngërçi
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kush...
-
Kushtetuesja merr vendimin, cakton afat për konstituimin e Kuvendit
Gjykata Kushtetuese ka vendosur që për 30 ditë duhet të përfundojë seanca kon...
-
BE do të përdorë të gjitha përpjekjet diplomatike për të arritur një zgjidhje për çështjen bërthamore të Iranit
Udhëheqësit e BE-së janë zotuar të kontribuojnë “në të gjitha përpjekjet dipl...
-
Gjykata Speciale refuzon kërkesën e mbrojtjes për provat nga Shtabi i Përgjithshëm
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë hedhur poshtë kërkesën e përba...
-
Agim Aliu shpall kandidimin për një mandat të ri: PO është gjithmonë përgjigja ime për ju, për ma të mirin Ferizaj
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka konfirmuar zyrtarisht kandidimi...
-
Rama: Sezoni veror ka sjellë pushues të shumtë, Urgjenca Kombëtare në dispozicion të tyre
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se sezoni veror i vitit 2025 at...
-
Kryediplomati kroat flet “pro” pranimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Gërvalla e falendëron
Kreu i diplomacisë kroate, Gordan Grlic Radman, në fjalën e tij në Këshillin ...
-
AAK-ja prezanton kandidatët për 11 komuna në zgjedhjet lokale
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se Këshilli i Përgjithshëm i kës...
-
Rusia kërcënon me masa ndaj Gjermanisë për “presion dhe ngacmim” të gazetarëve rusë
Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova ka njoftuar ...
-
“Jena msu me thanë se qikjo verë është me e nxehtë se tjerat, por në këtë verë ka me u tepru”- Kujdes, ja sa do të shkojnë temperaturat ditët e ardhshme
Ditëve të fundit vendi ynë është përballe me temperatura shumë të larta ku si...
-
Policia me kontrolle në bregdetin e Kavajës, sekuestrohen mbi 69 komplete me çadra dhe shezlonë
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se i ka vijuar kontrollet në vijën bregdet...
-
Kosova në krizë, por bota shikon nga ana tjetër
Më shumë kohë u duhet të hyjnë dhe të sistemohen në sallë, sesa të konstatojn...