Sport

Erdin Hashani tregon se si duhet vepruar pas dyshimeve për koronavirus në skuadrën e Vushtrrisë

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 07 July 2020

Trajneri dhe analisti i mirënjohur kosovar, Erdin Hashani ka folur pas lajmeve se dy futbollistë të Vushtrrisë kanë simptoma të koronavirusit, shkruan Gazeta inFokus.

Hashani ka deklaruar se duhet testuar e gjithë skuadra e Vushtrrisë për ‘Covid-19’.

Tutje ai ka thënë se nëse të gjithë ekipi vushtrrias dalin pozitiv atëherë duhet te testohen të gjitha skuadrat e Superligës edhe një herë.

-Advertisement-

“Mendoj që e gjithë skuadra e Vushtrrisë tani duhet që të testohet, nëse vetëm ata dy kanë dal pozitiv dhe futbollistët e tjerë nuk dalin, atëherë nuk besoj që qon peshë kjo për dy lojtarë, por nëse del e gjithë skuadra pozitiv, atëherë kjo duhet me u marr shumë seriozisht për shkak se ka mundësi edhe kundërshtaret e Vushtrrisë të dalin pozitiv, ndoshta është koha që nëse del skuadra e Vushtrrisë pozitive të behet serish testi në të gjithë ligën”, deklaroi ish-futbollisti i Dritës.

Për fund Hashani u shpreh se do të ishte gjynah nëse kampionati do të anulohej ku kanë mbetur edhe 5 xhiro deri në fund.

“Nëse dalin shumë futbollistët të tjerë pozitiv të skuadrave tjera duhet urgjentisht të mbahet mbledhje në federatë edhe të vendosin për kampionatin, sepse tani është edhe gjynah nëse kampionati anulohet kur kanë mbet edhe 5 javë për tu përfunduar Superliga”, përfundoi Erdin Hashani.

Skuadra e Vushtrrisë ndeshjen e fundit e ka zhvilluar ndaj Flamurtarit në stadiumin ‘Ferki Aliu’, ku kanë luajtur baras 2-2, ndërsa duelin e ardhshëm e luan ndaj Trepçës ’89 në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera