Sport

Erdin Hashani flet për fazat përgatitore që po zhvillojnë skuadrat e Superligës

Autori: Erion Maliqaj 18:13 | 26 January 2021

Skuadrat e elitës së futbollit kosovar janë duke u përgatitur për fillimin e stinorin pranveror, shkruan Gazeta inFokus.

Disa ekipe kanë zgjedhur bregdetin e Durrësit për ta kryer fazën kryesore përgatitore, ndërsa disa kanë udhëtuar në Antalia të Turqisë.

Lidhur me fazat përgatitore të skuadrave të Superligës, Gazeta inFokus, ka biseduar me analistin e njohur kosovar, Erdin Hashanin, i cili ka thënë se klubet po bëjnë mirë që fazën përgatitore po e kryejnë jashtë vendit.

-Advertisement-

“Mendoj se klubet janë vetëdijesuar tani, sepse pa fazë përgatitore është vështirë me mbijetu, sepse faza përgatitore është bazë për çdo futbollistë dhe kështu që po bëjnë mirë që skuadrat po e kryejnë jashtë vendit për shumë arsyeje, se pari për klimën dhe se dyti për kushtet po ashtu edhe për socializmin e futbollistëve”, tha fillimisht Hashani.

Tutje ai theksoi se kushtet më të mira janë në Turqi, sepse skuadrat kanë mundësinë që të zhvillojnë ndeshje kontrolluese me ekipe shumë më të forta.

“Normalisht që kushtet shumë më të mira janë në Turqi, po ashtu e kanë mundësinë që të zhvillojnë ndeshje kontrolluese me skuadra shumë më të forta dhe normalisht është një plus i madh, sepse ka edhe menaxher, po ashtu ka mundësi shumë me lehtë me u shitë ndonjë lojtarë”, deklaroi trajneri i Vjosës për Gazetën inFokus.

Për fund ish-futbollisti i Dritës foli edhe për skuadrat që fazën përgatitore po e kryejnë në Shqipëri.

“Sa i përket këtyre skuadrave që janë në Shqipëri, mendoj që këto janë pak me te kufizuara se sa ato në Turqi, sepse kundërshtarët për ndeshje miqësore nuk i kanë në atë nivel që janë në Turqi. Kështu që tash mbetet me u pa se cilat skuadra janë përgatitë më mirë, e cilat jo”, përfundoi Erdin Hashani.

Stinori pranveror në vendin tonë pritet të nisë me 10 shkurt, ku do të zhvillohen ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera