Lajme

“Erdhi me 100 kg” edhe ministrja Haxhiu i reagon Ganimete Musliut pasi i përmendi kilogramët presidentes

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 15 December 2022

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, i ka reaguar deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, pas deklaratës për presidenten, Vjosa Osmani, ku tha se do të ,bahet ne mend për humbjen e 50 kilogramëve.

Haxhiu ka shkruar se Musliu në vend se të kundërshtojë një gjuhë të tillë ajo e po e manifeston atë.

“Gjuha e sotme e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu ndaj Presidentes Osmani është manifestim i urrejtjes që shndërrohet në gjuhë seksiste nga dikush që në rrethana normale do të duhej ta luftonte atë. Kjo gjuhë është manifestim i mendimit, ndërkohë që pas saj ngelet vetëm veprimi”

-Advertisement-

Ministrja ka thënë se është skandaloze kjo lloj gjuhe që sipas saj nuk po përdoret për herë të parë nga deputetja dhe se PDK-ja duhet të distancohet nga deklarata të tilla.

“Gjuha e sotme e Ganimete Musliut, që nuk është e para herë, është skandaloze, e papranueshme dhe nga e cila do të duhej të distancoheshin të gjithë duke nisur nga partia e saj. Aq më e rëndë kur kjo bëhet nga dikush që mbahet për përfaqësues dhe ka përgjegjësi publike”, ka shtuar më tej Haxhiu

“Kjo duhet cilësuar si dhunë nuk është as mendim i lirë po dhunues” ka thënë në reagimin e saj e saj Haxhiu.

“Kjo nuk është thjesht gjuhë, kjo është dhunë dhe si e tillë duhet të cilësohet. Ky lloj mendimi nuk është mendim i lirë, por mendim dhunues”, ka shtuar për fund Haxhiu./Gazeta Infokus/

Musliu, Osmanit: Do të mbahesh mend si grua që hyri në Presidencë me 100 kilogramë e do dalësh me 50

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera