Lajme

Erdhën nga Kamenica për ta vizituar veriun e Mitrovicës – Prokuroria dhe spitali japin detaje për shqiptarët e sulmuar

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 29 November 2022

Katër shqiptarë janë sulmuar fizikisht të hënën rreth orës 16:40 në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës, ku dy prej tyre janë trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.

Drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Luljeta Zhubi në një prononcim tregoi se dy nga të lënduarit pas trajtimit mjekësor janë lëshuar për në shtëpi.

“Në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, ndihmë kanë kërkuar vetëm dy persona me lëndime nga rrahja.

-Advertisement-

Lëndimet janë trajtuar nga ekipi kujdestar dhe janë lëshuar për në shtëpi”, ka thënë Zhubi.Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në veri të Mitrovicës, Valon Preteni për Telegrafin tha se janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin rastit.

Sipas tij, në këtë rast dyshohet se të dëmtuarit, njëri ka pësuar lëndime të rënda trupore (thyerje e ashtit të hundës), kurse tjetri ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Lidhur me rastin nga policia është njoftuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Ismet Ujkani, i cili ka udhëzuar policinë që rasti të hetohet, dhe të ndërmerren të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e këtij rasti, rasti është duke u hetuar nga policia në koordinim me PTH në Mitrovicë. Në këtë rast dyshohet se të dëmtuarit, njëri ka pësuar lëndime të rënda trupore (thyerje e ashtit të hundës), kurse tjetri ka pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë Preteni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera