Episodi i ri i krizës ekonomike
Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 18 August 2019
Situata e krijuar politike në Kosovë do të reflektojë edhe në stabilitetin ekonomik, thonë ekspertë për çështje ekonomike.
Kabineti Haradinaj është Qeveri në dorëheqje dhe nuk ka kompetenca që të marrë vendime të reja. Partitë politikë janë dakorduar që ta shpërndajnë Kuvendin e Kosovës më 22 gusht.
Kjo situatë, sipas ekspertëve të ekonomisë, do të prodhojë episodin e ri të krizës ekonomike pas atij të vitit 2014, ku rritja ekonomike ishte vetëm 0.9 për qind për dallim ku në vitet tjera kjo rritje ka qenë rreth 4 për qind.
Sipas tyre, gjatë kësaj periudhe reflektimet do jenë negative edhe nga aspekti i brendshëm, por edhe nga ai jashtëm.
Safet Gërxhaliu, ekspert për çështje ekonomike, thotë për Radion Evropa e Lirë, se afaristët privatë zakonisht para dhe pas zgjedhjeve, përmbahen nga investimet dhe në sektorin publik bie dukshëm efikasiteti i institucioneve për hartimin e politikave të reja ekonomike.
Kurse në aspektin e jashtëm, investimet e huaja, që konsiderohen të domosdoshme për ekonominë, do zvogëlohen për shkak se afaristët e huaj hezitojnë të investojnë në vende që nuk ka siguri politike.
“Është një goditje e rëndë, në veçanti në sektorin privat sepse një orientim drejtë agjendës politike bie përgjegjësia individuale dhe institucionale dhe rritet shkalla e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Dhe ajo që vërtet Kosovës do t’i kushtojë më se shumti në këtë drejtim, vitet 2018-2019 janë vite të errëta sa i përket investimeve të huaja”, tha Gërxhaliu.
Edhe eksperti tjetër për çështje ekonomike, Lekë Musa, pranon se situata para dhe pas zgjedhjeve detyrimisht reflekton edhe në proceset ekonomike, por ai thotë se situata politike ka qenë e brishtë për një periudhë të gjatë.
“Derisa Kosova të mos ketë Qeverinë e re të krijuar, nuk mund të hyjë në marrëveshje me mekanizma financiarë ndërkombëtarë, apo nuk mund të fillohet me projekte kapitale”.
“Kosova ka një periudhë që nuk ka stabilitet dhe siguri politike. Prandaj nuk mund të ketë ndonjë ndikim kjo fushata eventuale parazgjedhore apo ky vakuum institucional. Sepse mund të them se vakuumi institucional ka ekzistuar që një kohë, pasi as Qeveria edhe as Kuvendi nuk kanë qenë funksional”, thotë Musa.
Musa shprehet se edhe gjatë këtij viti, vendimmarrja në Kuvendin e Kosovës u sfidua vazhdimisht nga mungesa e kuorumit, çka ka pamundësuar miratimin e disa ligjeve të rëndësishme ekonomike.
Për këtë sipas tij, do ishte e nevojshme, mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, me shpresë se do përmirësonte gjendjen edhe në aspektin ekonomik.
“Ndoshta do të jetë mirë të shkohet në zgjedhje, me shpresën se mund të kemi një Kuvend që mund të funksionojë dhe një Qeveri që do të ketë numra të mjaftueshëm për të kaluar pakon e reformave ekonomike”, thotë Musa.
Gërxhaliu thotë se nëse eventualisht shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme, për përmirësimin e aspektit ekonomik, partitë politike duhet të promovojnë programe zhvillimore dhe jo individë.
“Në të ardhmen partitë politike duhet të ndryshojnë strukturën e tyre, pastaj mos të orientohen të promovojnë individë, por programe zhvillimore dhe vetëm atëherë mund të ketë vërtet një ndryshim. Përndryshe, me njerëz të njëjtë, me parti të njëjta, ndryshimi është i dëshiruar, por i pa realizuar”, tha Gërxhaliu.
Një situatë e tillë, ishte edhe në vitin 2014, pas zgjedhjeve të përgjithshme, ku ngërçi politik pengoi formimin e institucioneve të vendit, për rreth gjashtë muaj.
Në atë kohë, sipas të dhënave zyrtare, investimet e huaja direkte në Kosovë kishin rënë në 151 milionë euro, për derisa rritja ekonomike kishte arritur në vetëm një për qind, vlera këto më te ulëta në dekadën e fundit.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...