Sport

Enzo Zidane nuk e bind De Biasin, pritet të largohet prej Alavesit

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 11 November 2017

Enzo Zidane iu bashkua gjatë verës skuadrës së Alavesit, por tanimë nuk është pjesë e skuadrës spanjolle.

Mesfushori 22-vjeçar nuk ka arritur të bind ish-trajnerin italian të kombëtares shqiptare, Gianni de Biasin.

Në pesë ndeshjet e deritanishme të ligës elitare spanjolle nën drejtimin e italianit, francezi ka qëndruar në tribunat e stadiumit.

-Advertisement-

Trajneri De Biasi njihet si një teknik i fokusuar te forca e grupit, dhe jo te emrat e veçantë, çka e dëshmoi edhe te Shqipëria ku la jashtë disa lojtarë titullarë

E vetmja ndeshje kur djali i madh i trajnerit Zinedine Zidane, luajti si titullar ishte përballja e Kupës së Mbretit me Getafen.

Në fillim të sezonit, nën drejtimin e Luis Zubeldías, 22-vjeçari luajti kundër Barcelonës dhe Celta Vigos, por largimi i argjentinasit pas një fillimi të tmerrshëm ndryshoi edhe fatin e Enzos.

Kujtojmë se ky i fundit nënshkroi një kontratë trevjeçare dhe duket se do të largohet më shpejt se që është pritur prej Alavesit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera