Lajme

Endrit Thaçi poston muralin e katërshes së UÇK-së që u zbulua në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 20:27 | 08 September 2026

Në Kryeqytet është zbuluar pasditen e sotme një mural i ri, i cili i kushtohet kujtesës, sakrificës dhe luftës për liri.

Vepra përmban katër portrete të krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, që përfaqësojnë pjesë të historisë së Kosovës, nga uniforma dhe lufta për liri, te angazhimi për ndërtimin e shtetit dhe pavarësinë e vendit.

E muralin në fjalë e ka shpërndarë në rrjete sociale edhe djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti, pa ndonjë koment.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy