Rozë

Enca kapet keq me komentuesit: I thonë se ka bërë ndërhyrje dhe ka silikon

Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 20 May 2020

Enca kohëve të fundit është angazhuar të sjellë një projekt të ri, e këtë e ka bërë të ditur përmes postimeve në rrjete sociale duke treguar sekuenca nga klipi që pritet të vijë shumë shpejt.

Në një nga videot e fundit Enca shfaqet me një fustan të zi, shumë i hapur një pjesën e sipërme duke treguar format e saj trupore.

Mjaftoj ky postim që ndjekësit të bëjnë qindra komente drejt saj, duke i thënë se ajo kishte silikon dhe ndërhyrje në trupin e saj, gjë që Enca e ka mohuar vazhdimisht dhe tha se nuk ka ndonjë ndërhyrje.

-Advertisement-

Komentuesit i shkruanin se: ”Silikon, rri si të ka bërë Zoti”, e nuk shkoj shumë gjatë erdhi edhe reagimi nga Enca.

”Sa herë që dikush përmend ”silikon, rri si të ka bërë Zoti”, në profilin tim…Zoti derdh një lot për ju. Thjesht gene të mira dhe e bekuar nga Zoti”, shkroi Enca.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera