Lajme

Emocionuese: Kosovari dërgon edhe gjysmën e sallamit për të mbijetuarit e tërmetit

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 28 November 2019

Kafshatën e bukës së tyre qytetarët nga Kosova po e ndajnë me vëllezërit në Shqipëri.

Ngjarja e 26 tetorit, ku la të vdekur disa persona dhe pa shtëpi qindra familje ka prekur zemrat e shqiptarëve në Kosovë.

Batanije, veshmbathje, ushqime, lodra e gjera tjera janë nisur të mërkurën në drejtim të Shqipërisë.

-Advertisement-

E dikush si duket gjysmë sallami ka nxjerr nga frigorifer dhe ka dorëzuar në njërën prej pikave grumbulluese në Kosovë, shkruan Gazeta inFokus.

Në një faqe në facebook një person i cili ka organizuar grumbullimin e ndihmave për të mbijetuarit e tërmetit ka treguar këtë ndodhi, të cilën thotë sa herë e kujton i vie të qajë.

“Dje, përderisa po përgatisnim pakot me ushqim në tendën e ushqimit në stadionin (kampin) e Thumanës, mora një qese për t shiku se cka ka brenda për ta koleksionuar. Kur ja, një gjysmë parizeri!!! Menjëherë ndalova dhe mendova: “me siguri këtë ka nxjerrë dikush nga frigoriferi i tij dhe e ka sjellur për te prekurit nga termeti!” Nga dje sa here qe e kujtoj ngjarjen, duke pare kete foto, me vie te qaje!Zoti i ndihmoftë vëllezërit e motrat tona ne Shqipëri, e na falte”, ka thënë Arbër Xhemajli.

Kujtojmë që në ditën e martë, Shqipërinë e goditi një tërmet prej 6.4 rihter, në të cilën pa shenja jete deri me tani kanë mbetur 42 persona dhe janë lënduar qindra të tjerë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera