Sport

Emocionuese: Dy talentët e Trepçës përshëndeten me shokët e skuadrës dhe marrin rrugën për gurbet

Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 21 December 2020

Dy talentët e Trepçës mesditën e së hënës morën rrugën për stërvitjen e fundit me shokët e skuadrës ku filluan karrierën, shkruan Gazeta inFokus.

Endi dhe Ardit Maxhera janë përshëndetur me bashkëlojtarët, pasi nesër do të marrin rrugën për gurbet.

Ata do të shkojnë në Finlandë me familje dhe sot i kanë dhënë përshëndetjen e fundit trajnerëve dhe shokëve me të cilit i mësuan hapat e parë në futboll.

-Advertisement-

Klubi i Trepçës i ka cilësuar të rinjtë si fëmijë të disiplinuar e të përkushtuar maksimalisht për futbollin.

Ata i kanë falënderuar prindërit e tyre për besimin si dhe i kanë uruar rrugë të mbarë.

Me poshtë keni postimin e plotë të klubit mitrovicas pa ndërhyrjen e redaksisë.

Sonte edhe dy futbollist të shkollës sonë Endi Dhe Ardit Maxhera (U/11 dhe U/15) u përshëndetën me shokët dhe trenerët e tyre, ata nesër marin rrugën e gurbetit për në shtetin e Finlandës duke e lënë një zbrastirë të madhe si fëmijë të disiplinuar dhe të përkushtuar maksimalisht ndaj lojës së futbollit.Ne i falendrojm prindërit e tyre për besimin që kishin ndaj nesh si shkollë dhe u dëshirojmë fat, shëndet dhe suksese të mëtutjeshme kudo që ndodhen.

“Ata filluan të rriten me ngjyrat e tyre, por ……. shpresojmê të na bëjnë krenar ”

Rruga e mbarë kampiona. /Gazeta inFokus/

Image

Image

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera