Rozë

Emmanuel Macron nuk mban fjalën/ Nis pushimet verore me gruan

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 14 August 2020

Franca është një nga vendet më të goditura nga pandemia e Covid-19 dhe paralajmërimet për një valë të dytë të përhapjes së virusit janë bërë refreni i çdo dite në mediat franceze.

Edhe pse Franca po kalon një periudhë shumë të vështirë, presidenti Emmanuel Macron ka zgjedhur të shkëputet nga detyra e tij dhe të relaksohet për disa ditë në plazh.

Macron së bashku me bashkëshorten e tij Brigitte, po kalon disa ditë mjaft zbavitëse në rezidencën qeveritare “Fort de Bergonso” në brigjet jugore të Francës.

-Advertisement-

Dhe sigurisht që ky veprim i Macron nuk do të kalonte pa u komentuar. Në rrjetet sociale ka pasur një shpërthim të kritikave ndaj presidentit, i cili nuk e ka mbajtur fjalën.

Ai u kishte pohuar francezëve që këtë verë nuk do të pushonte, por do të ishte i përqëndruar te situata e koronavirusit.

Fotot e shkrepura nga paparacët po bëjnë xhiron në mediat franceze.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera