Sport

Emir Sahiti i bashkohet Kombëtares së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 28 December 2021

Futbollisti i Hajdukut të Splitit, Emir Sahiti, ka vendosur që tash e tutje t’i mbrojë ngjyrat e fanelës së Kosovës.

Pas takimit të sotëm me presidentin Agim Ademi, ai e ka nënshkruar kontratën nëpërmjet të cilës do t’i kompletohet dokumentacioni i nevojshëm për t’u paraqitur në fanellën e Dardanëve.

Sahiti është sulmues anësor dhe aktualisht është duke kaluar formë shumë të mirë në kampionatin kroat.

-Advertisement-

Në këtë edicion ai ka luajtur në 18 ndeshje me Hajdukun, duke qenë ndër lojtarët më të mirë të skuadrës, teksa ka kontribuuar me 2 gola dhe 2 asistime.

Emir Sahiti në të kaluarën ka luajtur për ekipin Kombëtar të Shpresave të Shqipërisë, kurse tani dëshira e tij është që ta përfaqësojë Kosovën.

Presidenti Ademi e përgëzoi Emir Sahitin për vendimin e marrë dhe i shprehu mirëseardhje në kampin e Dardanëve, me shpresë që viti 2022 do të jetë vit i sukseseve të përbashkëta.

Ndërkaq, Emir Sahiti u shpreh i lumtur që po i jepet mundësia që ta japë kontributin e tij për Kombëtaren e Kosovës, teksa theksoi se do të vazhdojë të punojë me përkushtim dhe të japë maksimumin si në fanellën e klubit të tij, e në të ardhmen edhe në fanellën e Dardanëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera