Rozë

Emina Çunmulaj bebes së palindur i shprehet krenare për origjinën

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 17 May 2018

Modelja bukuroshe Emina Çunmulaj është në prag të lindjes së fëmijës së saj të dytë.

Por bukuroshja nuk i harron kurrë rrënjët e saj dhe një fakt i tillë duket qartë në foton e fundit që ka publikuar.

Eminën e shohim me kostum popullor dhe krahas kësaj veshje ka shkruar: “I vogli im! Të premtoj se do të rris me të njëjtat vlera me të cilat me ka rritur mamaja ime. Të premtoj që do të të kujtoj gjithnjë se nga vjen mamaja jote dhe sesa krenare jam për këtë. Kultura ime është pasuria më e madhe dhe puna ime do të jetë përgjithmonë të të mësoj ty dhe Ella Farias bukurinë e saj,” – përfundon Emina në rrjete sociale.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera