Lajme

Emilia Rexhepi akuzon qeveritë e kaluara për keqpërdorimin e një projekti milionësh për komunitetet

Autori: Gazeta inFokus 18:33 | 21 April 2022

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi, ka akuzuar qeveritë e kaluara për keqpërdorimin e një projekti milionësh i cili kishte për synim ndërtimin e 273 shtëpive për komunitetet jo shumicë në vend.

E dyta e qeverisë ekskluzivisht në një intervistë për Gazetën inFokus, si reagim pas publikimit të reportazhit për jetën e mjerueshme të komuniteteve, ka thënë se ky projekt ka mbetur pezull për shkak të këtij keqpërdorimi derisa nuk ka dhënë detaje për shumën e projektit dhe në kohën e cilës qeveri është bërë ky keqpërdorim.

Megjithatë ajo ka theksuar se projekti ka qenë milionësh, derisa me mosrealizimin e tij qytetarë të komuniteteve RAE kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

-Advertisement-

“Nga qeverisja e kaluar ka mbetur prapa një keqpërdorim i madh financiar i një projekti milionësh që parashihte ndërtimin e 273 shtëpive për familjet nevojtare të komuniteteve jo shumicë, projekti ka mbetur pezull dhe i parealizuar teksa qytetarët tanë ka mbetur pa kulm mbi kokë, respektivisht në rrugë” ka thënë Rexhepi.

E sipas saj Qeveria e Kosovës po mundohet të ri-sjellë projektin  për të iu dal në ndihmë familjeve të këtyre komuniteteve.

“Po bëjmë përpjekje ta riaktivizojmë projektin, por jo duke u ndalur vetëm me të, meqë nga donatorët do të kërkojmë edhe ndërtime shtesë për kategoritë më të cënuara, e mbase edhe komplekse banimi që nuk do të jenë prona individuale të paluajtshme por ndonjë format multikompleks i banimit që do të mundësonte jetesën e tyre të përbashkët, përkatësisht largimin nga rruga”, shtoi Zv. Kryeministrja e Kosovës.

Ndërkohë kujtojmë që ky reagim i Emilia Rexhepit ka ardhur pas raportimit të Gazetës inFokus për gjendjen e rëndë në të cilën jetojnë komunitetet Romë, Ashkalinjë dhe Egjipitias, konkretisht në fshatin Plemetin në Obiliq dhe në lagjen 28 në Fushë Kosovë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera