Emërimi i Nenad Rashiqit ministër, Vuçiq bojkoton Samitin e BE-së në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus
20:17 | 01 December 2022
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor për shkak të, siç tha ai, reagimit “të turpshëm” të BE-së për emërimin e Nenad Rashiçit si ministër në Qeverinë e Kosovës.
“Ju merrni rrogën tuaj ditore, udhëtoni me aeroplan, bëni shënime se si Serbia është fajtore për diçka, dhe nuk mund të gjeni asgjë për të cilën është fajtore Serbia. Nuk ka problem, vetëm bëni pa Serbinë, kështu që le të shohim se çfarë do të bëni dhe si”, tha Vuçiç për Pink.
Ai shtoi se kur t’i drejtohen Serbisë, duhet të kenë parasysh gjithçka që është miratuar në Bruksel, nëse është vënë në praktikë dhe të kujdesen për deklaratat e tyre, të respektojnë Serbinë dhe qytetarët e Serbisë, shkruan Euronews Serbia.Më 6 dhjetor mbahet samiti i parë mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë.
Në faqen zyrtare të Këshillit të Bashkimit Europian thuhet se samiti është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, një rajon me një perspektivë të qartë të BE-së.

Të tjera
-
Ukraina godet Rusinë, një nga sulmet më të fuqishme që nga fillimi i luftës
Rusia është goditur nga një prej sulmeve më të mëdha ajrore me dronë që nga f...
-
Sekretari i Kuvendit: Kërcënimi për bombë erdhi në gjuhën angleze, u kërkua të qëndrojmë 50 metra larg objektit
Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Arben Loshi, ka dhënë detaje lidhur me kërcë...
-
Kuvendi vazhdon punimet në orën 20:00
Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë punimet sonte në orën 20:00. Kështu tha n...
-
Bahtiri pas alarmit për bombë: Në mbrëmje do të jetë seanca
Deputeti i betuar, Agim Bahtiri ka folur pas kërcënimit për bombë në Kuvendin...
-
Kuvendi jep detaje për alarmin për bombë brenda objektit
Policia e Kosovës u ka kërkuar deputetëve që ta lirojnë objektin e Kuvendit t...
-
Policia jep detaje për alarmin me bo*mbë në Kuvend: Kërcënimi erdhi përmes mesazhit
Paraditen e së shtunës, Kuvendi i Kosovës u kërcënua përmes një mesazhi se në...
-
Abdixhiku për alarmin në Kuvend: S’mu duk diçka serioze
Pasi Kuvendi i Kosovës u njoftua për një kërcënim me telefon, pak para nisjes...
-
Njësia e Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës arrijnë afër Kuvendit e Qeverisë
Pjesëtarë të Njësisë së Reagimit të Shpejt të Policisë së Kosovës kanë arritu...
-
Evakuimi i deputetëve, Duda Balje: S’besoj që ka me ndodhë diçka, mundet me qenë ‘fake’
Deputetja Duda Balje është deklaruar pas urdhrit për evakuim të deputetëve ng...
-
Kadrijaj: E pakuptimtë situata, s’ka njeri normal që e sulmon Kuvendin
Deputetja e betuar e AAK-së, Time Kadrijaj, e ka quajtur të pakuptimtë situat...
-
Konjufca: Kërcënimi ka qenë i qartë
Deputeti i betuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur rreth kër...
-
“Dilni, dilni se ka diçka edhe dolëm”, Ganimete Musliu kritikon gjendjen e sigurisë në Kuvend
Deputetëve të Kuvendit iu është kërkuar ta lëshojnë sallën e Kuvendit për shk...