Kuzhina

Ëmbëlsirë e shpejtë me dredhëza (Luleshtrydhe)

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 14 July 2017

Përbërësit e Ëmbëlsirës me dhredhëza (Luleshtrydhe)

Lëng dredhëze 3 puding me shije dredhëze
1 kg biskota të bluara
250 gr margarinë
150 gr sheqer pluhur
300 gr dredhëza të ngrira ose të freskëta
3 puding me shije karamele
1 litër ujë
2 qese krem pana (shllag)

Hapat:

-Advertisement-

Në 800 ml lëng dredhëze ziejmë pudingën me shije dredhëze dhe e ftohim.

Margarinën e zbutur e përziejmë me sheqerin pluhur derisa të bëhet masë kremoze.

Gjysmën e margarinës së tundur e shtojmë tek pudinga e zier dhe tashmë e ftohur e dredhëzës.

Përziejmë mirë derisa të homogjenizohet krem

Në këtë krem shtojmë dredhëzat e grira në copëza sipas dëshirës. Pudingën me shije karameli e ziejmë me ujin dhe e ftohim e pastaj shtojmë gjysmën e mbetur të margarinës së tundur dhe e përziejmë. Biskotat e njomim me lëngun e dredhëzës së mbetur (mund të merrni sasi më të vogël biskotash, kurse përbërësit e tjerë nuk preket sasia.)

Pasi rrafshojmë pjesën me biskotat në kallëpin e mbuluar me plastfolie që i largohet rrethi me diametër 26, vendosim kremin me dredhëza të grira dhe pudingën me shije dredhëze.

Pastaj prap një shtresë biskotash (mundet të mos njomen fare por vetëm të mbushet sipërfaqja me biskota të bluara), përsipër biskotave kremin me pudingën me shije karamele.

Pastaj tërë ëmbëlsirën e lyejmë me krem panën e tungur me lëngun e mbetur të dredhëzave. Dekorin e përfundojmë me dredhëza të grira në fletëza. /kuzhinashqiptare/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera