Kuzhina

Ëmbëlsirë e shpejtë dietale nga çokollata: E shijshme, mund ta hani pa u brengosur!

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 23 January 2022

Kush nuk ka dëshirë të shijojë një ëmbëlsirë të shijshme në çdo vakt pa frikën e kalorive dhe shtimit të peshës? Shijojeni.

Përbërësit:

Grupi I-rë i përbërëseve:

-Advertisement-

▪ ¾ e filxhanit me miell,
▪ 1 filxhan sheqer (më mirë është sheqeri i kaftë apo i kokosit),
▪ 2 lugë të plota kakao pluhur,
▪ 1 lugë e vogël kripë,
▪ 1 lugë e vogël pluhur për ëmbëlsira,
▪ ¾ e lugës së vogël sodë buke.

Grupi II-të i përbërësve:

▪ 1 vezë,
▪ ½ filxhan qumësht,
▪ 2 lugë vaj,
▪ 1 lugë e vogël ekstrakt vaniljeje,
▪ ½ filxhan ujë.

Përgatitja:

1. Në enë për përzierje qitni grupin e parë të përbërësve (miellin, sheqerin, kakaon, kripën, pluhurin për ëmbëlsira dhe sodën e bukës).

2. Në një enë të veçantë përzieni përbërësit e grupit të dytë, shtojani grupit të parë, dhe të gjitha përzieni mirë derisa të përftoni masën e njëtrajtshme dhe të lëmuar.

3. Ngrohni gjysmë filxhani ujë dhe kur të vlojë shtojeni në përbërjen, dhe përzieni mirë.

4. Ngrohni furrën e shporetit në 180 gradë, përbërjen qiteni në kallëp, dhe piqeni rreth 30 deri 40 minuta.

Ëmbëlsirën priteni në 12 feta dhe kur të ftohet servireni. Secila fetë ka 200 kalori, andaj lehtë mund të kontrolloni kaloritë që i merrni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera