Lajme

Elshani: Sa i përket sigurisë, s’ka arsye që Ura e Ibrit të mbetet e mbyllur

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 08 August 2024

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut në takimin me qytetarë të Mitrovicës së Veriut që ka nisur para pak minutash në objektin e Komunës, ka thënë se në pjesën Veriore ka shumë probleme dhe ato dihen.

Elshani ka përmendur edhe temën e Urës së Ibrit, duke thënë se si Polici e Kosovës e pyesin veten se pse ura është e mbyllur, dhe iu ka thënë të pranishmëve se do të ishte mirë të tregonin se pse mendojnë se ura duhet të mbetet e mbyllur.

Numri dy i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut ka thënë se sa i përket aspektit të sigurisë, s’ka arsye që Ura e Ibrit të mbetet e mbyllur, meqë Policia e Kosovës do të kishte gjetur forma të ndryshme për ta siguruar.

-Advertisement-

“E pyesim vetën si Polici e Kosovës pse kjo urë është mbyllur , do të ishte mirë nga ju me ndëgju se pse kjo urë duhet të mbetet e mbyllme, sepse nga aspekti i sigurisë s’ka arsye. Nëse është për me siguru, ne kishim gjetë forma për ta siguru në forma të ndryshme”, ka thënë Elshani, raporton Express.

Ai ka thënë se duke parë konstruktin praktik të rrugës, urës dhe të vendit, s’janë duke e kuptuar se pse Ura e Ibrit duhet të mbetet e mbyllur.

“Nuk jemi tu e kuptu pse”, shprehet Elshani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera