Lajme

Elon Musk ndërron emrin në Twitter pas kërcënimeve nga Ramzan Kadyrov

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 16 March 2022

Elon Musk ndryshoi emrin e tij në Twitter.

Gjithçka filloi kur themeluesi i SpaceX dhe Tesla e ftoi Vladimir Putinin përmes Twitter në një duel nga i cili fituesi do të largohet me Ukrainën.

Putini e injoroi atë, por mori një përgjigje nga lideri famëkeq çeçen Ramzan Kadyrov i cili e këshilloi të mos kapet me Putinin.

-Advertisement-

“Faleminderit për ofertën, por një stërvitje e tillë e mrekullueshme do të më jepte shumë përparësi. Nëse ai është i frikësuar, unë do të përdor vetëm dorën e majtë. Dhe nuk jam majtak”, shkroi Musk në Twitter.

Pas kësaj, Elon Musk e bëri emrin Elona Musk në Twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera