Elon Musk blen Twitter-in

Autori: Gazeta inFokus
09:28 | 26 April 2022
Miliarderi, Elon Musk, ka arritur marrëveshje për të blerë rrjetin social, Twitter për gati 44 miliardë dollarë, ka bërë të ditur kompania më 25 prill, më pak se dy javë pasi Musk ka bërë të ditur se ka blerë 9 për qind të aksioneve të saj.
Musk, i cili e përshkruan veten si përkrah të lirisë së shprehjes, ka thënë se dëshiron ta blejë platformën, sepse beson që nuk po e shfrytëzon potencialin që ka për liri të shprehjes.
“Liria e shprehjes është baza e një demokracie funksionale dhe Twitter është shesh digjital ku diskutohen çështje jetike për të ardhmen e njerëzimit”, ka thënë Musk përmes një deklarate.
Ai ka thënë se dëshiron të krijojë mundësi të reja për këtë platformë dhe t’i bëjë algoritmet ashtu që të rrisin besimin.
Musk, i cili është edhe pronar i kompanive Tesla dhe SpaceX, ka thënë në të kaluarën se Twitter duhet të bëhet kompani private në mënyrë që të rritet besimi te përdoruesit.
Aktualisht Elon Musk është njeriu më i pasur në botë, me një pasuri prej më shumë se 269 miliardë dollarëve, sipas revistës Forbes./rel
Të tjera
-
Aksidentet me trotinetë, pritet ndryshimi i Ligjit për rregullat e trafikut rrugor
Sot janë raportuar disa raste të lëndimeve serioze nga përdorimi i trotinetëv...
-
Milionerët e Bordit të AKP-së me nga 3 e deri në 5 paga, unaza, byzylykë, vathë me 18 karat e diamante, kjo është pasuria e tyre
Dikur Albin Kurti, sa ishte në opozitë kërkonte me ngulm zhbërjen e Agjencisë...
-
Vendimi i Kushtetueses për Kryeprokurorin e Shtetit publikohet në fillim të javës
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës pritet që në fillim të kësaj jave...
-
Komunitetet joshumicë takohen me Kurtin, mbështesin Vettingun
Kryeministri Albin Kurti, pas takimeve me përfaqësuesit e PDK-së dhe AAK-së, ...
-
Osmani: Propozimi i ri francez e njeh maqedonishten si gjuhë zyrtare në BE
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani deklaroi të...
-
Osmani zbulon se po shqyrtohet heqja e vizave mes Kosovës dhe këtij shteti
Presidentja Vjosa Osmani javën që shkoi ka vizituar shtetin e Tajlandës dhe u...
-
Digjen dy kamiona të shqiptarëve në Çabër të Zubin Potokut
Janë djegur dy kamiona në fshatin shqiptar, Çabër të Zubin Potokut. Lajmin...
-
Kosova synon Kartonin e Gjelbër përmes një shteti tjetër
Kosova synon të bëhet pjesë e sistemit të Kartonit të Gjelbër përmes një shte...
-
Në këtë lokacion të Prishtinës do të mbahet Sunny Hill
Në një deklaratë të përbashkët mes Sunny Hill Festival, Komunës së Prishtinës...
-
Zbulohen 8pllaka guri të dinastisë Qing
Tetë pllaka guri që datojnë nga dinastia Qing (1644-1911) janë zbuluar në pro...
-
Rritja e rasteve me COVID-19, IKSHPK ka një thirrje për qytetarët
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me një thirrje për qytetarë...
-
8 DITË DERI NË SHPALLJEN E FITUESIT TË VETURËS SË PARË NGA NIMI TV!
Përzgjedhja e fituesit të parë të veturës Dacia Sandero do të shpallet me 9 k...