Lajme

Eliza Hoxha tregon se cili deputet i PDK-së i dha votën në garën për presidente

Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 07 October 2026

Kundërkandidatja e Justina Shiroka-Pulës për Presidente të Kosovës, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka marrë vetëm një votë në procesin e zgjedhjes së Presidentes

Hoxha ka treguar se vota e vetme që mori në këtë proces ishte nga një koleg i saj nga radhët e PDK-së.

Duke folur në emisionin “Frontal” në T7, Hoxha tha se bëhej fjalë për deputetin Artan Behrami, duke sqaruar se ajo vetë kishte krijuar mundësinë që votimi të formalizohej.

-Advertisement-

“Është Artan Behrami, unë aty vetëm e krijova mundësinë e formalitetit”, tha Hoxha.

Hoxha ishte kandidatja e PDK-së për Presidente, përballë kandidates së propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Justina Shiroka-Pula.

Në votimin për Presidenten, Shiroka-Pula u zgjodh në krye të shtetit, ndërsa Hoxha mori vetëm një votë.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy