Eliza Hoxha godet Kurtin: “I vetmi investim që ka lënë është gjuha e urrejtjes”
Autori: Gazeta inFokus
18:57 | 05 June 2026
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Eliza Hoxha ka deklaruar se përdorimi sistematik i gjuhës së urrejtjes ka qenë një nga investimet kryesore të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, shkruan Gazeta Infokus.
Ajo në emisionin “Podcast me Shkëlzen Dakaj”, ka thënë se kjo gjë ka ndodh edhe kur Kurti ka qenë në opozitë, qoftë pas marrjes së pushtetit, duke ndikuar në polarizimin dhe tensionimin e shoqërisë.
“Gjuha e urrejtjes ka qenë një ndër investimet kryesore të Albin Kuritit, edhe kur ka qenë në opozitë, dhe ka vazhduar edhe në proces kur ka qenë në pozitë. Që në forma të ndryshme, qoftë me grupacione të organizuara, qoftë vetë aktorët direkt të Lëvizjes Vetëvendosje, çdo ditë qëllimi kryesor është në çdo fushë me i personalizu gjërat edhe me i qit në rrafsh të etiketimeve dhe të linqimeve”, tha Hoxha.
Ajo theksoi se frytet e kësaj qasje janë evidente sot në një shoqëri të polarizuar dhe të tensionuar, ku dhuna, denigrimi i njerëzve dhe shpërbërja e sistemit vleror e kanë dobësuar strukturën sociale.
“Dhe frytet e saj i kemi sot: e kemi shoqërinë e polarizueme, të elektrizueme, sepse dhuna konstante, denigrimi i njerëzve, pikëpyetjet ndaj çdokujt, ndaj çdo vlere dhe shpërbërja e sistemit vleror në një shoqëri horizontale ku askush nuk ka peshë sepse Albini e qet nga një pikëpyetje secilit, për ne këto janë frytet. Ky është investimi kryesor që e ka ba Albin Kurti”, përfundoi Hoxha.
Ndryshe Eliza Hoxha kandidon për deputete me numrin 21 nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit./Gazeta Infokus/
Më poshtë mund të ndiqni videon e plotë:

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot i vranët dhe herë pas here me të reshura atmosfer...
-
Kurti: Synimi ynë është t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë në NATO
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Tiranë, për ...
-
Kërkohet zgjatje e kohës për apelimin e dënimit të dytë të Thaçit, përmendet angazhimi në rastin e parë dhe mungesa e përkthimit
Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar Gjykatës Sp...
-
Murali i Nënë Terezës, Ministria akuzon Komunën e Prishtinës për ndërhyrje të paligjshme: Prandaj e thirrëm Policinë
Ministria e Ekonomisë ka reaguar lidhur me përplasjen me Komunën e Prishtinës...
-
Hykmete Bajrami i reagon kryetarit të Fushë Kosovës: Jemi në demokraci, jo në komunizëm
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas k...
-
Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, po vinin nga Serbia në Kosovë
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, sot ka identifikuar d...
-
Presidentja e Maqedonisë së Veriut tregon se vetëm Çupiç nuk e nënshkroi deklaratën nga Samiti Brdo-Brioni në Ohër
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Çupiç, ka qenë i ve...
-
Ministria e Mjedisit rrëzon projektin e Ramës për Ulpianën, Pacolli publikon arsyet e refuzimit
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka refuzuar projektin “Ulpian...
-
Lladrovci: 28 Nëntori është ditë feste, kujtese e krenarie për kombin
Me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, me program kulturor në Sallën e kulturës...
-
“Skandaloze”, “kush bëri presion”, Rama i kërkon llogari policisë që s’lejoi muralin e Nënë Terezës në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pasi të premten mbrëm...
-
“Na kanë pru në një derexhe sa me iu thanë: “Vjedhni, po veç mos na leni pa rrymë si mbas luftës”- Dakaj shpërthen për reduktimet e rrymës
Gazetari Shkëlzen Dakaj gjatë podcastit me deputetin e Partisë Demokratike të...
-
LAJMI I FUNDIT: Dhjetë të lënduar pas aksidentit mes autobusit dhe kamionit në rrugën Pejë-Prishtinë
Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti mes autobusit dhe kamioni...

































