Sport

El Clasico, ndeshje e veçantë për Messin e Ronaldon

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 23 December 2017

Messi dhe Ronaldo kanë shënuar nga 53 gola në vitin 2017, aq sa ka realizuar edhe Robert Lewandowski.
Ylli i Barcelonës, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo edhe një herë tjetër janë golashënuesit më të mirë të sezonit, që të dy me nga 53 gola, por aty gjendet edhe sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski.

Vendimtare për ta do të jetë ndeshje e së shtunës, kur të dy takohen në Santiago Bernabeu në kuadër të El Clasicos në La Liga.

Kjo ndeshje mund të përcaktojë edhe se cili nga këta dy futbollistë do të mbyll vitin më me shumë gola, apo do të mbesin që të tre në kuotën e 53 golave.

-Advertisement-

Nëse shikojmë titujt, atëherë portugezi është shumë më i suksesshëm se argjentinasi duke fituar pesë tituj kolektiv dhe të gjithë titujt individual përfshirë këtu lojtari më i mirë në Evropë, në botë nga FIFA dhe fitues i Topit të Artë, kurse Messi ka fituar Këpucën e Artë dhe Copa del Rey me Barcelonën.

Sido që të jetë, froni i të parit Ronaldos dhe Messit i rrezikohet nga Harry Kane që deri në fund të vitit 2017 ka edhe 2 ndeshje, për dallim fituesit e 10 Topave të Artë që kanë vetëm edhe sfidën e sotme.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera