Ekzekutimi i dyfishtë në Vlorë, 15 të shoqëruar në polici
Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 25 May 2017
Krimi makabër që ndodhi pasditen e së mërkurës në Vlorë, ku humbën jetën dy persona, ende nuk ka një autor të dyshuar.
Policia e Vlorës ka shoqëruar në komisariat 15 persona, të dyshuar që mund të kenë dijeni ose lidhje me vrasjen e drejtorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Roland Saliu dhe pronarit të televizionit Erven Hyseni.
Gjithashtu, ka filluar dhe marrja në pyetje e dëshmitarëve që ishin të pranishëm në vendngjarje në çastin e atentatit. Policia, me specialistët e saj antikrim, ka përpiluar edhe një herë dinamikën e ngjarjes dhe saktëson se autori dyshohet të ketë qenë rreth 35 vjeç dhe i veshur sportiv. Qetësisht, autori ka qëlluar me kallashnikov në zonën më të populluar, duke marrë dy jetë njerëzish, ndërsa kalimtarë të rastësishëm, apo qytetarë që po konsumonin kafe, nxituan të ruanin veten dhe fëmijët, Top Channel.
Ka qenë ora 19:40 e pasdites në “Sheshin e Flamurit” në Vlorë, kur është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali. Shënjestër dyshohet se ka qenë Erven Hyseni, pronari i një televizoni lokal, ndërsa Roland Saliu, drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ishte në të njëjtin ambient duke pirë një kafe. Saliu sapo ishte kthyer nga një takim elektoral dhe si duket kishte vendosur të konsumonte një kafe. Të dy rezultonin të ulur në tavolina të ndryshme.
Kamerat e lokalit te “Hotel Vlora” kanë fiksuar një person rreth 35 vjeç, i cili me automatik në dorë afrohet pranë tavolinës ku ndodhej Hyseni dhe qëllon me breshëri. Autori i pamaskuar me veshje sportive dhe një kapele mbi kokë largohet me shpejtësi duke përfituar nga rrëmuja që ndodh në ato çaste.
Të tjera
-
PDK nesër e hapë fushatën në Sallën ‘‘1 Tetori’’: Kosova mundet ma mirë
Partia Demokratike e Kosovës do të hapë nesër (11 janar) zyrtarisht fushatën ...
-
Policit hetues Idriz Gashi i vazhdohet suspendimi
Hetuesi policor, Idriz Gashi i cili ishte rikthyer sot në punë pas përfundimi...
-
Dy tërmete brenda pak minutave godasin Greqinë
Greqia është goditur brenda pak minutave nga dy tërmete. Sipas të dhënave ...
-
Parashikimi i motit për fundjave
Pas temperaturave pranverore që patëm ditëve të fundit, në fundjavë pritet të...
-
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra, i njëjti fat na pret edhe nga Britania
Departamenti amerikan i Zyrës së Thesarit të Kontrollit të Pasurive të Huaja ...
-
Presidenca jep tender për motor të ri të veturës Toyota
Presidenca ka dhënë një tender për furnizim dhe montim të motorit për automje...
-
Këṛcënohet kryeministri Albin Kurti, arrestohet një qytetar serb në veri
Burime brenda Prokurorisë Themelore në Mitrovicë kanë konfirmuar se një qytet...
-
Bajrami: Kurti propagandoi për humbjet e ndërmarrjeve publike – Mos ik, eja në debat, i kapim shkumsat e shohim a je në fitim a në humbje
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka sfiduar me debat kryeministrin Albin ...
-
Hashani: Gripi që po qarkullon në Kosovë është më i vështirë se të tjerët
Qendrat e Mjekësisë Familjare dy javët e fundit po përballën me rritjen e num...
-
SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton çështjen e platformës TikTok
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara po dëgjon të premten argumentat l...
-
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27 vjeçarit të zhdukur në Gjakovë
Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së S...
-
DnV: Parafushatë intensive dhe me raste të keqpërdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale
Koalicioni i Organizatave Joqeveriatare “Demokracia në Veprim”, një ditë përp...