Lajme

Ekstradohen dy persona nga Gjermania dhe Zvicra në Kosovë, ishin të kërkuar nga INTERPOL-i

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 14 Tetor 2026

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën 13 dhe 14 tetor ka realizuar ekstradimin e dy shtetasve kosovarë nga Gjermania, përkatësisht nga Zvicra për në Kosovë.

Sipas njoftimit policor, personat e ekstraduar ishin arrestuar nga autoritetet e shteteve përkatëse, pasi që kërkoheshin përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

Të martën nga Gjermania për në Kosovë është ekstraduar shtetasja kosovare e cila kërkohej për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’. Pas ekstradimit, e dyshuara u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë, rajoni i Pejës, për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

-Advertisement-

Ndërsa sot nga Zvicra për në Kosovë është ekstraduar shtetasi kosovar, i cili ishte në kërkim për veprën penale ‘grabitje’.

Pas ekstradimit i dyshuari u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë, rajoni i Gjilanit, për vazhdimin e procedurave ligjore.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy