Eksplozivi në Zhur që vrau policin, Iran Badallaj thotë se u detyrua ta pranojë fajësinë

Autori: Gazeta inFokus
21:38 | 13 January 2023
I akuzuari Iran Badalli ka thënë se kishte pranuar fajësinë për vendosjen e eksplozivit në shtëpinë e tij, bashkë me Arben Gashin, pasi është maltretuar dhe rrahur nga Policia.
Këtë deklarim Badalli e ka bërë të premten në Gjykatën Themelore në Prizren në gjykimin ku po akuzohet se bashkë me Arben Gashin dhe Valbon Çollakun kishin vendosur mjet eksplodues në shtëpi në fshatin Zhur me ç’rast kur kishte ndodhur një bastisje nga Policia mjeti kishte shpërthyer ndërsa kishte mbetur i vdekur polici, S.Th, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Badalli ka thënë se nuk qëndron prapa deklarimeve të dhëna në Polici pasi ka qenë i detyruar të pranojë fajësinë.
“Arsyeja është se unë kam patur malltretim prej policisë, malltretim prej hetuesis dhe jam detyru me fol qysh më kanë thënë ata… arsyeja është se më kanë detyru që me fol që me pranu fajësinë me Arbenin që e kam bo bashkë, që demek e kam marrë unë bombën, se mu më kanë thënë ata për bombë e ke pas Policia dhe më kanë rreh”, ka thënë Badalli.
Ai ka thënë se policët e kanë detyruar ta nënshkruante deklaratën pa e lexuar.
“Kam qenë i enjtur dhe nuk kam ditë se çka kanë shkru ata vetëm më kanë detyru që të nënshkruaj. Mua nuk më kanë dhënë letër ata me këqyr se çka kam deklaruar. Më kanë thënë pse ke vënë bombë në shtëpi, e as nuk jam kanë në dijeni se çka më ka ndodh në shtëpi mua”, ka thënë Badalli.
Në përgjigjet e pyetjeve të mbrojtësit të tij, avokat Valdrin Gashi, Badalli ka thënë se Gashin e njeh dhe se gjatë muajit janar të vitit 2020 është takuar rreth dhjetë herë.
Badalli ka treguar se Gashi i kishte kërkuar eksploziv për ta dërguar në jashtë shtetit, dhe se për të ia siguruar eksplozivin kishte kërkuar nga Rami Badalli dhe se për këtë ishin takuar në fshatin Zhur.
“Me kerr jemi sjell nëpër Zhur, Ramiu dhe Arbeni kanë bisedu gjatë lidhur me eksploziv dhe Ramia e veti Arbenin se përse po të duhet, dhe Arbeni i tha se kam me çu për Serbi dhe Ramia i tha që kam bisedu me atë personin e eksplozivit për nesër për t’u taku në ora 10 në qendër në Zhur për me shku te Valbon Çollaku”, ka thënë Badalli.
Tutje, ai tha se së bashku kishin shkuar tek banesa e Valbon Çollaku e pastaj në restorantin “Halimaj Reisen” ku Gashi dhe Valbon Çollaku ishin marrë vesh që të ia siguronte një kilogram eksploziv, e që për këtë i kishte kërkuar shumën prej 200 euro.
Badalli ka thënë se së bashku me Gashin kishte shkuar në Petrovë për të marrë eksplozivin e që i kishte ndihmuar për të përgatitur eksplozivin.
“Kemi hyrë në podrum dhe Arben Gashi dhe Valbon Çollaku i kanë vesh nga një parë dorëza dhe Arben Gashi e derdhi lëngun dhe nxjerri një briskë prej xhepit dhe e prejti tetrapakun, Valbon Çollaku e nxjerri një kese me do bërllog nuk e di çka ka qenë, Arbeni e mbajke kutinë Valboni e mbushte atë me bërllog, i ka qit telat jashtë i ka mbështjell me izolir tetrapakun ia ka lidh një orë të dorës dhe i ka izolu me bateri të sahatit, ia ka kallëzu Valbon Çollaku Arben Gashit se qysh me bo orën, ia ka hek baterinë asaj senes që ja ka vu e ka izolu dhe ka marrë Arbeni e ka pru në kerr në karrigen e shoferit”, ka thënë Badalli.
Tutje, Badalli ka treguar se në shtëpinë e tij kishte shkuar Gashi dhe se nga fëmijët ishte njoftuar se i njëjti kishte pasur një çantë dhe se kishte shkuar në katin e dytë të shtëpisë.
Ai ka thënë se në ditën kritike më 28 janar 2020, ishte takuar me Gashin pasi i njëjti e kishte marrë për të blerë në Prishtinë një veturë “kombi” dhe se në restorantin “Bisa” ishin ndalur për të pirë kafe.
Badalli tha se gjatë qëndrimit në restorant ka kuptuar se në shtëpinë e tij kishte shkuar policia dhe po e kërkonte për një rast të dhunës në familje.
I njëjti ka deklaruar se Gashi i kishte kërkuar që mos t’i tregonte Policisë se kishte qenë me të dhe se pasi kanë arritur në fshatin Zhur në momentin kur kishte hyrë në market për të blerë bukë fëmijëve të tij, Gashi kishte ikur dhe nuk i ishte përgjigjur në telefon.
Ai ka treguar se së bashku me policin Abdullah kishin shkuar në shtëpinë e tij e që aty kishte parë ambulanca dhe vetura të policisë, dhe se kishte tentuar të hyjë në shtëpi por nuk është lejuar.
Seanca e radhës për këtë rast do të mbahet sipas ditarit të punës më 19 janar 2023.
Ndryshe, sipas aktakuzës, dy të pandehurit Iran Badalli dhe Arben Gashi, në fillim të muajit janar 2020, në Prizren janë furnizuar me mjet eksplodues nga i akuzuari Valbon Çollaku, e pastaj të njëjtin e kanë fshehur në krevatin e fëmijëve ne dhomën e katit të II të shtëpisë të të akuzuarit Iran Badalli ne fshatin Zhur Komuna e Prizrenit dhe pas një kontrolli të autorizuar të kësaj shtëpie nga Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, më 28 janar 2020, rreth orës 20:00, në kontakt me këtë mjet, i njëjti ka eksploduar, ku ka gjetur vdekjen zyrtari policor S.Th, kurse policët tjerë të Njësitit gjegjës – të dëmtuarit Artur Mrasori, Jetmir Hasanaj dhe Arsim Byrtyqi kanë ka pësuar lëndime të rënda trupore si dhe fëmija S.B po ashtu ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Me këto veprime, sipas prokurorisë, të akuzuarit kanë kryer në bashkëkryerje veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356, paragrafi 5, 4 dhe 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndërsa në dispozitivit II të aktakuzës, thuhet se në vend dhe kohë të njëjtë të përshkruar përafërsisht si në pikën I të dispozitivit të aktakuzës, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm mbi armët, përveç eksplozivit të lartcekur të shpërthyer, kanë pasur të fshehur edhe eksplozivin e mbetur TNT me peshë prej 809.1 gr dhe një detonator mekanik, në të cilin ishte i vendosur një fitil ngadalndezës në gjatësi 63 cm.
Me këtë, të akuzuarit në bashkëkryerje akuzohen se kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Të tjera
-
Në kushte ideale, si do të duhej të zgjidhej kriza institucionale?
Në 3 minuta është një newsletter i Radios Evropa e Lirë, ku përpiqemi që zhvi...
-
Enver Hoxhaj uron ShBA-në në Ditën e Pavarësisë: Aleati ynë më i rëndësishëm në botë
Në 249-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deputeti i...
-
S’u pëlqeu gjoba e trafikut, dy persona sulmojnë policin në Leposaviq – Arrestohen e dërgohen në mbajtje
Dy persona në Leposaviq janë arrestuar pasi që të njëjtit kanë sulmuar dhe of...
-
Çitaku uron 4 korrikun: SHBA është e mirë sepse amerikanët janë të tillë, faleminderit për mirësinë, sakrificën e shpresën që përçoni
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka uruar ditën e pa...
-
LDK uron 4 korrikun, Abdixhiku: SHBA-të janë frymëzim, kontributi për Kosovën është i jashtëzakonshëm
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka uruar Sh...
-
“Ne ish-ushtarët e UÇK-së jemi gjithmonë ushtarë të Amerikës”, OVL e UÇK-së uron SHBA-në për 4 Korrikun
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇ...
-
Edi Rama: Dogana në Vërmicë – një nga shembujt më të mirë të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vlerësuar pikën doganore Morinë–Vërmi...
-
Përleshje si në filma në Mitrovicë, arrestohen tre burra dhe një grua
Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë pasi dyshohet që pas një mosmarrëveshje...
-
Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë
Një grua është gjetur pa shenja jetë të enjten rreth orës 13:46 në Prishtinë....
-
KFOR uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Më të fuqishëm së bashku
KFOR ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ditën e pavarësisë, duke sh...
-
IPKO reagon pas zjarrit në depon e tyre: Po punojmë me autoritetet përkatëse, shërbimet tona s’janë prekur
IPKO ka reaguar lidhur me zjarrin e mbrëmshëm që përfshiu një depo të kësaj k...
-
Haradinaj uron SHBA-të në ditën e pavarësisë: Aleate historike e mike e pazëvendësueshme për Kosovën
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Shte...