Lajme

Eksploruesi amerikan shpëtoi nga shpella në Turqi, ku mbeti i bllokuar për më shumë se një javë

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 12 September 2023

Eksploruesi amerikan, Mark Dickey, u shpëtua nga një shpellë në Turqinë jugore të hënën mbrëma, tha Federata Turke e Shpellave.

“Dickey u nxor nga dalja e fundit e shpellës pak pas mesnatës me orën lokale’, shkroi kjo federatë në rrjetet sociale. “Kështu, pjesa e operacionit të shpëtimit në shpellë përfundoi me sukses. Përgëzojmë të gjithë ata që kontribuan!”

Dickey, 40 vjeç, u bllokua fundjavën e kaluar në një pjesë të sistemit të shpellave të njohura si “Camp Hope”. Speleologu, ose eksperti i shpellave, u prek me dhimbje stomaku që u kthye në gjakderdhje dhe të vjella, teksa ndihmoi në hartimin e sistemit të shpellës i treti më i thellë dhe i gjashti më i gjatë i vendit, duke e lënë atë të mbërthyer më shumë se 3200 metra nën tokë.

-Advertisement-

Një numër i madh shpëtimtarësh ndërkombëtarë zbritën në sistemin e shpellës Morca, teksa plani për të shpëtuar Dickey-n mori formë.

Ekipet e shpëtimit më në fund arritën tek ai rreth mesit të javës së kaluar dhe filloi një ngjitje e gjatë dhe e ngadaltë. Të hënën, gati 200 njerëz nga shtatë vende evropiane dhe Turqia, duke përfshirë shokët e të ngujuarit dhe mjekët, po punonin për të shpëtuar Dickeyn.

Shpëtuesit që transportonin eksploruesin duhej të bënin zig-zag një shteg më të lartë se ndërtesa Empire State e Nju Jorkut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera